Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për gazetarët jashtë Prokurorisë së Tiranës ku u mor në pyetje për protestën e dhunshme të 8 Janarit edhe për lajmin që pretendon se në selinë e Partisë Demokratike do të ndërtohet një kompleks kullash.
Sipas Berishës, plani që ka firmosur kur ishte në krye të PD, është anuluar nga kryeministri Edi Rama.
“Tani paraqitet një dokument që e ka hedhur poshtë Edi Rama”, tha Berisha.
“Vendimi im, ai plan, s’ka pasur asnjë lidhje. Po cfarë bëri Edi Rama? Punën e parë, ne inaguruam xhaminë, me 1 mijë besimtarë u bë dhe lutja të gjitha u hodhën themelet punën e parë e ndryshoi tha jo ky projekt nuk bën se kishte hall të kalonte te projekti tjetër e tani dhe projektin tjeter se sipas tij do ndërtonin parkun e katër lirive midis kishës e xhamisë”, u shpreh ish kryeministri.
Pyetje: Keni deklaruar se do paraqesni prova e fakte skandaloze për zotin Basha…
Sali Berisha: Po dalin ato cdo ditë. Si të duket parku i 4 lirive të ballkanit të Sorosit? Nuk është pak ajo.
Pyetje: Një vendim i firmosur nga ju dikur…
Sali Berisha: Absolutisht jo ai projekt u hodh poshtë. Ai vendim nuk prek asnjë m katrorë në territorin e selisë së PD. Përkundrazi pse u la ai vendim pikërisht për t’i hapur rrugë kësaj, se ai vendim e planimetri nuk prek asnjë metër katror tek territori i selisë së PD xhamia ishte më e vogël, ndërtohej një ndërtesë e pronarëve që janë pronarë të ndryshëm nuk janë të njëjtë me territorin ku është selia. I ke deklararat e pronarëve.
Vendimi im, ai plan, s’ka pasur asnjë lidhje. Po cfarë bëri Edi Rama? Punën e parë, ne inaguruam xhaminë, me 1 mijë besimtarë u bë dhe lutja të gjitha u hodhën themelet punën e parë e ndryshoi tha jo ky projekt nuk bën se kishte hall të kalonte te projekti tjetër e tani dhe projektin tjeter se sipas tij do ndërtonin parkun e katër lirive midis kishës e xhamisë.
Tani paraqitet një dokument që e ka hedhur poshtë Edi Rama.


