• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KY ËSHTË GABIMI I JETËS SIME”/ Berisha: Përjashtimi im është “zero”. Kush e ka legjitimitetin në PD?
Home
Politikë

“KY ËSHTË GABIMI I JETËS SIME”/ Berisha: Përjashtimi im është “zero”. Kush e ka legjitimitetin në PD?

12 January, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gabimi më i madh në jetën e tij është se nuk ka kandiduar përballë Bashës në momentin kur ai ka refuzuar të japë dorëheqjen.

“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti. Edi Rama kishte parim të politikës së jashtme zero problem me fqinjët. Projekti im merr fund minutën e fundit të jetës sime. Do vazhdoj aq sa do pranojnë shqiptarët. Gabimi im ndër më të mëdhenjtë e jetës time është se në momentin kur më tha nuk jap dorëheqjen duhet t’i thoja duhet të përballemi. Por unë kisha premtuar që largimi im është pa kthim”, tha Berisha në RTK.

Ai deklaroi se vendimi për përjashtimin e tij është marrë nga një person që sipas tij është shkarkuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

“Vendimi për përjashtimin tim është zero nga një person që është shkarkuar. Është një tallje me veten e tij të një njeriu që është kukull. Legjitimitetin e PD e ka vetëm komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Grupi parlamentar i PD në çdo forcë politike të botës kur të vijë puna në zgjedhje në parti, janë vetëm një votë. Ky është një proces partiak ku janë bashkuar një pjesë e deputetëve.

Kur unë kam dhënë dorëheqjen kam deklaruar se largohem nga çdo funksion por nuk dorëzoj Sali Berishën. Sali Berisha edhe në diktaturë ka mbrojtur interesin kombëtar. Unë nuk mund të tjetërsoja. Unë jam intelektual dhe mision kam interesin publik. Basha ka përdorur pabesi ndaj Berishës”.

Berisha foli edhe për Ballkanin e Hapur duke e quajtur atë një aleancë trilaterale mes tre vendeve.

“Unë nuk mund të merrja atribute që i kishin të tjerët por kam kundërshtuar me dhjetëra raste që në takimin e parë kur quhej Mini Shengen. Ajo është një aleancë trilaterale sepse janë tre vende që e kundërshtojnë. Ka futur luftën e ftohtë në Ballkan. Është hapje e zonës për influencën ruse. Është nja vasalitet i plotë i Shqipërisë ndaj Beogradit. Pavarësisht se jemi dy kemi një interes kombëtar. Unë dua të them që çdo gjë që dëmton Kosovën, dëmton edhe Shqipërinë. Nuk mund të pranoj kurrë një projekt që e nënçmon Kosovën”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM NGA SHQIPËRIA, POR..."/ Shqiptari kapet me "shtëpi bari" në Angli (EMRI)
Previous article SHIFRA MARRAMENDËSE/ Ja sa fiton Turqia nga lajthia

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT