• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA PLAN PËR DUBLIMIN E PD NË KUVEND/ Do kërkojë Basha përjashtimin e tij si deputet përmes ndryshimit të “Dekriminalizimit”?
Home
Politikë

BERISHA PLAN PËR DUBLIMIN E PD NË KUVEND/ Do kërkojë Basha përjashtimin e tij si deputet përmes ndryshimit të “Dekriminalizimit”?

12 January, 2022 Delo.autor Politikë

Beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës duket se do të dominojë vitin politik 2022. Pas dështimit për të pushtuar selinë e Partisë Demokratike me dhunë në 8 janar 2022, Sali Berisha do të tentojë të dublojë Lulzim Bashën dhe PD-në zyrtare në Kuvend. Duke mos përjashtuar as krijimin e një grupi parlamentar me deputetët që i janë bashkuar Foltores, Berisha ka sinjalizuar një rikthim të fuqishëm në Parlament, duke nënkuptuar se do të marrë flamurin e kreut të opozitës përmes debateve dhe fjalimeve.

“Betejë që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të hënën do shkoj në parlament. Unë kam edhe një agjendë pak si të më veçantë. Unë nuk shkëpus kurrsesi marrëdhëniet me parlamentin. Do bëj gjithçka që krahas takimeve të ruajmë edhe aktivitetin parlamentar që qytetarët të shohin të zë të së vërtetës në atë parlament”, tha Berisha, i cili është përjashtuar një ditë më parë përgjithmonë nga Partia Demokratike.

Për të fituar kohë diskutimi në Kuvend dhe për të ndërhyrë në procedura, Berisha mund të krijojë një grup të tijin parlamentar. Grupi parlamentar formohet nga jo më pak se 7 deputetë. Por a do t’i përgjigjet Lulzim Basha lëvizjet së Berishës për protagonizëm dhe dublim të PD-së zyrtare në Kuvend? Raport Tv mëson se në rrethin e Lulzim Bashës po diskutohet mundësia e propozimit të një amendamenti, për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, me qëllim për të përjashtuar Sali Berishës përgjithmonë nga Parlamenti. Propozimi që po diskutohet parashikon përfshirjen e personave të shpallur ‘Non Grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kriteret ndaluese për t’u zgjedhur deputet dhe për të ushtruar funksione të tjera publike.

Ligji aktual i dekriminalizimit është disi i paqartë sa i takon lejimit ose jo për të ushtruar funksione publike të personave që janë pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ligji për dekriminalizimin, në shkronjën ‘b’ të pikës 2 të nenit 2, ndalon që zgjidhen deputet apo të marrin mandatin e deputetit pasi janë zgjedhur për personat që janë dëbuar nga SHBA për cenim të sigurisë publike. Konkretisht, në ligj thuhet se panalizohen ata “që janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Australisë, në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të këtij neni, apo janë dëbuar për cenim shumë të rëndë dhe serioz të sigurisë publike të shtetit përkatës”.

Por a konsiderohet shpallja ‘Non Grata’ një dëbim?! Për Komisionin Qendror i Zgjedhjeve kjo pikë është e paqartë. KQZ nuk ia hoqi mandatin e deputetit Tom Doshit që ishte shpallur ‘Non Grata’, por Doshi u largua vetë nga Parlamenti. Ndërkaq, Partia Demokratike, në 10mars 2021, deklaronte se “Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”.

Mbetet për t’u parë nëse Lulzim Basha do të depozitojë një amendament në Kuvend për të qartësuar dhe saktësuar këtë pikë të ligjit të dekriminalizimit, duke ndëshkuar Sali Berishën, apo propozimi do të mbetet vetëm në kufijtë e diskutimit brenda rrethit të bashkëpunëtorëve të Bashës. Edhe nëse Basha e konkretizon një lëvizje të tillë, ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit është në dorën e vullnetit të mazhorancës./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JEMI MËRZITUR"/ Stresi reagon pas daljes nga burgu: Ishte shaka. Si gjithmonë, ju përqafoj të gjithëve
Previous article "TURP E FAQJA E ZEZË"/ Bardhi reagon pas akuzave të Berishës: Deri ku shkon ligësia e një njeriu që ka humbur arsyen

Delo.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT