• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA/ A do të mundet “Dhelpra e Argjendtë” të nënshtrojë Vladimir Putin?
Home
Nderkombetare

ANALIZA/ A do të mundet “Dhelpra e Argjendtë” të nënshtrojë Vladimir Putin?

12 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Wendy Sherman është një prej diplomateve më të fuqishme në botë, e njohur ndryshe si “Dhelpra e Argjendtë” për shkak të flokëve të saj gri dhe stilit të pashoq për të arritur marrëveshje… Të mërkurën ajo do të jetë në krye të bisedimeve SHBA-Rusi, në Europë.

Sherman, zëvendëssekretare e Departamentit të Shtetit Amerikan, një prej pozicioneve kryesore të këtij departamenti, ka zhvilluar takime me disa zyrtarë rusë përgjatë kësaj jave për çështjen e Ukrainës. Tensionet janë të larta.

Presidenti Vladimir Putin ka vendosur rreth 100 mijë trupa rusë në kufi me Ukrainën, duke ngjallur frikën e një sulmi dhe duke shkaktuar paralajmërime nga Perëndimi.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë që të mund të ulin tensionet nëpërmjet negociatave me rusët dhe Sherman është elementi i tyre. E njohur në Washington për sjelljen e saj të mprehtë, ajo ka një histori të gjatë në trajtimin e temave të vështira.

Nën udhëheqjen e Bill Clinton, ajo u përpoq të arrinte një marrëveshje me koreano-veriorët që kishte si qëllim të ndalonte përpjekjet e tyre për të ndërtuar armë bërthamore.

Në 2011-n, ajo kryesoi grupin e punës të SHBA në bisedimet bërthamore me Iranin, gjatë kohës që në zyrë ishte Presidenti Barack Obama. Ajo ndihmoi në nënshkrimin e një marrëveshjeje historike bërthamore mes Iranit dhe P5+1, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania në 2015-n.

Në atë kohë, Sherman tha se të qenit grua nuk e kishte penguar në progresin e saj në dhomën e negociatave, pavarësisht se Republika Islamike e Iranit ka rregulla strikte sa i përket ndërveprimit mes meshkujve dhe femrave.

Sherman, 72 vjeçe, ka një pamje të zbehtë dhe me flokë gri të shkurtra gjithnjë të rregullta dhe pavarësisht orëve të gjata që marrin negociatat ajo duket gjithnjë në formë. “Asnjë fije floku të çrregullt”, tha një diplomat britanik që ka punuar me të gjatë negociatave ndërkombëtar.

Nofkën ajo e mori nga iranianët që nisën ta thërrisnin, “Dhelpra”, për shkak të qasjes dredharake që pati gjatë bisedimeve me ta. Kolegët e saj në Departamentin e Shtetit e përqafuan këtë nofkë dhe gjatë negociatave ata veshën një bluzë në të cilën shkruhej “Dhelpra e Argjendtë”. Kolegët e saj thonë se e shohin me admirim e ndonjëherë edhe me frikë, teksa merr pjesë në debatet ndërkombëtare.

Këtë javë, “Dhelpra e argjendtë” do të duhet t’i verë në zbatim aftësitë e saj…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYKATA LIROI TË ARRESTUARIT/ Vokshi: E shikoni që protesta e 8 Janarit ishte paqësore?
Previous article "OMICRON DREJT FUNDIT"/ Parashikimi i shkencëtarëve: Do të bjerë me të njëjtin shpejtësi që u përhap

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT