• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PENDOHET Evi Kokalari: Mos ju gënjej mendja, nuk e braktis Sali Berishën! Do ketë plot surpriza…
Home
Politikë

PENDOHET Evi Kokalari: Mos ju gënjej mendja, nuk e braktis Sali Berishën! Do ketë plot surpriza…

11 January, 2022 s.autor Politikë

Aktivisja Evi Kokalari ka njoftuar ditën e sotme se do të distancohet nga politika në Shqipëri, për t’iu përkushtuar impenjimeve të saja të lëna në SHBA.

Por fill pas këtij postimi, ajo ka bërë një reagim të dytë në të cilin sqaron se qëndrimi i saj është keqkuptuar dhe se ajo nuk do ta braktisë Sali Berishën.

Sipas saj, mbështetja për Berishën është e pakushtëzuar që në orët e para të 19 Majit dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Kokalari thekson se ajo nuk është dorëzuar dhe se ne të ardhmen do të ketë plot surpriza.

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”, thekson Kokalari.

Posti i parë i Evi Kokalarit:

Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj,

Përzemërsisht,

Evi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Pjesëmarrja në Kryesinë e PD ishte 100%, vendimet ku u përjashtua edhe Berisha u morën unanimisht
Previous article HUMBI JETËN RASTËSISHT 27-VJEÇARI/ Si u organizuan dy atentate ndaj vlonjatit! Zbardhet e shkuara e shënjestrës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT