• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN DY ATENTATET/ Tritoli që vrau Erion Rexhepin ishte për ekzekutimin e Mikel Harizajt. Si u hodh në erë dy herë makina e…
Home
Breaking News

ZBARDHEN DY ATENTATET/ Tritoli që vrau Erion Rexhepin ishte për ekzekutimin e Mikel Harizajt. Si u hodh në erë dy herë makina e…

10 January, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Panorama.al” ka zbardhur dy shpërthimet që tronditën vendit në fund të vitit 2021 dhe fillim të 2022-shit.  Vdekja misterioze e 27-vjeçarit Erion Rexhepi më 30 dhjetor në Cërrik, dhe eksplozivi që shpërtheu në makinën “Mazda” në Unazë në Tiranë më 27 janar, duket se kanë lidhje me njëra tjetrën. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me një tentativë për vrasjen e Mikel Harizajt.

Një bombë shprtheu më 30 dhjetor në Cërrik, ku si pasojë e shpërthimit humbi jetën 27-vjeçari Erion Rexhepi. Por duket se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar ku në shënjestër ka qenë Mikel Harizaj.

Ekzekutuesit e porosisë dështuan në tentativën e parë për të hedhur në erë Harizajn, por pak ditë më pas ata provuan sërish, ku shpërthimi la të plagosur rëndë Mikel Harizajn dhe Serin Dunin.

“Panorama.al” mëson se autorët kishin vëzhguar Mikel Harizajn duke ndjekur lëvizjet e tij, ndërkohë që qarkullonte me një makinë tip “Mazda” ngjyrë blu. Autormjeti ka qenë në pronësi të vjehrrit të tij.

Burime bëjnë me dije se fillimisht ata kanë vendosur tritolin në makinën në fjalë duke menduar se ajo se do të përdorej nga Mikel Harizaj me qëllim që të kryenin shpërthimin kur ai të ishte në timon.

Por, më datë 30 dhjetor 2021, makina u mor nga vjehrri i tij, i cili qarkulloi me makinën në rrugën e lagjes “Kantier” në Cerrik. Në vendin ku ndodhi shpërthimi që vrau Rexhepin, është një pjesë e rrugës e ngritur me qëllim që makinat të ulin shpejtësinë.  Dyshimet e policisë janë se pikërisht në këtë vend lënda shpërthyese ka rënë nga makina.

Erion Rexhepi e kishte marrë nga kureshtja në duar lëndën plasëse, por për shkak të shpërthimit do të humbiste jetën.

Vjehrri i Mikel Harizajt ka vijuar udhëtimin i qetë në drejtim të Tiranës, pa e kuptuar se në automjet kishte pasur të vendosur eksploziv.

Burime bëjnë me dije “Panorama.al” se vjehrri i Rexhepit nuk ka kuptuar asgjë dhe me makinën “Mazda”, ngjyrë blu, është kthyer në Tiranë duke ia lënë në përdorim atë dhëndrit të tij.

Tentativa e dytë

Pasi dështimit në tentativën parë ku një person gjeti rastësisht vdekjen, atentatorët kanë tentuar sërish ta vrasin Harizajn me të njëjtën makinë. Automjetit tip “Mazda” i është vendosur sërish një sasi lënde shpërthyese. Pasi pikasën se shoferi i mjetit ishte Harizaj dhe jo vjehrri, atentatorët e kanë shpërthyer tritolin, edhe pse brenda ndodhej edhe Serin Duni.

Mikel Harizaj dhe Serin Duni mbetën të plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa porositësit tashmë kishin shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë, por pa ia dalë të arrinin synimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHEVDET SHEHU/ Na turpëruat, faqezinj!
Previous article LAJM I KEQ/ Agnelli me Covid-19, humb finalen e Superkupës së Italisë ndaj Interit

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT