• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBËSHTET “OPEN BALKAN”/ I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar”: Nuk pengon procesin e Berlinit
Home
Politikë

MBËSHTET “OPEN BALKAN”/ I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar”: Nuk pengon procesin e Berlinit

10 January, 2022 F.autor Politikë

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, sir Stuart Peach ka përkrahur nismën “Open Balkan” edhe pse kjo e fundit është kundërshtuar nga opozita në Shqipëri.

Për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme kishte menduar një bashkëbisedim me studentë dhe diplomatë të rinj.

Një ndër pyetjet që iu bë Peach ishte ajo për “Open Balkan” dhe deklaratat e Ramës se kjo nismë nuk pengon Procesin e Berlinit. I dërguari i posaçëm tha se Mbretëria e Bashkuar e mbështet nismën për aq kohë sa nuk krijon konkurrencë në rajon. Madje ai i sheh këto dy nisma si komplementare të njëra-tjetrës.

“Dëshiroj që ta shikoj Ballkanin Perëndimor të qëndrueshëm jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por madje dhe për Evropën dhe të gjithë angazhohemi që t’ju ndihmojmë ju në udhëtimin tuaj euroatlantik. Ne respektojmë qeverinë e Shqipërisë dhe sovranitetin. Këto janë iniciativa që do të jenë komplementare ndaj njëra-tjetrës dhe nuk duhen parë në garë mes atyre që kanë ekzistuar dhe këtyre të reja. Këto iniciativa janë përfshirëse për rajonin. Duhet t’i përgëzojmë dhe t’i mbështesim me qëllim që gjithë rajoni të punojë së bashku për çështje që janë të reja dhe madje të vjetra që të mundohen të gjejnë zgjidhje. Ne me gjithë mend e mbështesim për aq kohë sa ato nuk krijon ndonjë konkurrencë”.

Peach tha se vlerëson rolin e Shqipërisë si forcë stabilizuese në rajon.

“E vlerësoj rolin e Shqipërisë si forcë stabilizuaese në rajon dhe si një ish kryetar i NATO e kuptoj profesionalizmin, dedikimin e forcave tuaja të armatosura. Kjo shkon përtej. Gjithë shoqëria juaj dhe ne duhet ta vazhdojmë këtë miqësi 100-vjeçare dhe ta përkthejmë në mundësi të shumta. Ne kemi nevojë për mendjet tuaja krijuese të reja dhe besoj do të gjejmë mënyra të tjera për t’i bashkuar të rinjtë e këtyre vendeve”.

Ndërkohë ministrja Xhaçka në një videomesazh tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Britanisë në procesin e demokratizimit të Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 "PUSHTON" KUKËSIN/ Preken 7 lojtarë dhe 3 zyrtarë të klubit. Kërkohet shtyrja…
Previous article "PAVARËSISHT GJITHÇKAJE..."/ Reagon Djokovic: Jam këtu për të luajtur në atë kompeticion

F.autor

Postime të ngjashme

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT