• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E PIROLIT NË SHKODËR/ Identifikohet e shpallet në kërkim njëri prej autorëve, mori me qera makinën e atentatit
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSJA E PIROLIT NË SHKODËR/ Identifikohet e shpallet në kërkim njëri prej autorëve, mori me qera makinën e atentatit

7 January, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e sotme janë bërë publike detaje të reja idhur me hetimet e ndërmarra për zbardhjen e atentatit të bërë në Shkodër ku mbeti i plagosur Vinçens Piroli, person me precedent të mëparshëm kriminalë.

Ngjarja ndodhi në datën 3 janar të këtij viti, ku persona të armatosur me pistoleta me silenciator kanë qëlluar ndaj 34 vjeçarit Vinçens Piroli. Makina e përdorur tip “BMW X5” është gjetur e braktisur. Ndërsa pas verifikimeve të bëra, policia ka mësuar se ky automjet ishte marrë me qera nga 23 vjeçari Arjon Beqiri. Si rrjedhojë, i riu është shpallur në kërkim si një ndër autorët e dyshuar në atentatin e bërë ndaj Pirolit.

Njoftimi i Plotë nga Policia e Shkodrës:

Shkodër/Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në lagjen “Bahaçallëk”, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi V. P.

Si rezultat i punës hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi hetimor i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, DVP Lezhë dhe DVP Durrës, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “BMW X5” që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2022, në Shkodër, ku persona ende të paidentifikuar plagosën me armë zjarri shtetasin V. P., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtij automjeti, i cili ishte braktisur në rrugën ‘’Hodo Beg Sokoli’’, Shkodër. Ky automjet është marrë me qira nga shtetasi A. B., 23 vjeç, më datë 03.01.2022, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

Në vijim të veprimeve hetimore është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasi A.B., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje, më datë 05.01.2022 janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, edhe shtetasit: V. P., 34 vjeç dhe M. M., 29 vjeç, i cili ka transportuar 34-vjeçarin në spital, por nuk ka njoftuar Policinë dhe nuk ka kallëzuar për rrethanat e ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJOLLA MORINËN E PYESIN KU E KE BURRIN/ Fisnik Syla i jep përgjigjen që i befasoi të gjithë
Previous article TRONDIT ME DEKLARATËN/ Spartak Braho: Deputeti i PD me këto INICIALE rrezikon të VRITET në protestë nesër

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret Aktualitet

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT