• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA TË FORTA RICHARD GRENELL/ Geri Kokalari: Tentoi të priste në fyt kosovarët, ishte kukull dhe klloun i Trump
Home
Politikë

AKUZA TË FORTA RICHARD GRENELL/ Geri Kokalari: Tentoi të priste në fyt kosovarët, ishte kukull dhe klloun i Trump

6 January, 2022 s.autor Politikë

Aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të diplomatit amerikan, Richard Grenell. Ky i fundit ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani nga 2018 deri më 2020, shkurtimisht si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI) në Kabinetin Trump më 2020 dhe si i Dërguari Special i Presidentit për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë.

Asokohe zoti Grennell u akuzua se po investohej për të copëtuar kufij e Kosovës në favor të Serbisë, ndërkohë që sot që flasim ai është rreshtuar hapur krah Sali Berishës, teksa është shprehur se ish-kryeministri shqiptar është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pas lobimeve të multimilardierit Xhorxh Soros.

Por për të mësuar më shumë rreth diplomatit Grennell, dje ka folur edhe aktivisti Geri Kokalari. Gjatë një interviste për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa, zoti Kokalari akuzoi fort ish-ambasadorin Richard Grenell, duke e cilësuar si kukull të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas aktivistit Kokalari, Grenell tentoi të priste në fyt kosovarët, ndërsa theksoi se gjatë punës si diplomat ai u soll si klloun i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një përjashtim nga ambasadorët në Gjermani, dikur Richard Holbrooke ishte ambasador në Gjermani. Unë e bashkova atë me shqiptaro-amerikanët. Pjesë historike e lobimit për Kosovën, Richard Grennell është si me qenë Lulzim Basha i Donald Trump, një kukull e vogël. Grennell është askushi, nuk është i respektuar këtu në SHBA. Si kreu i zbulimit Grenell nuk qe i kualifikuar për atë pune, desh të bënte një alla-Shverish duke prerë në fyt kosovarët. Donin një marrëveshje që t’i thoshte Trumpit bëra diçka. Richard Grennell është një shaka, është një klloun”, deklaroi ai.

Aktivisti: Ja pse në Shqipëri vijnë ambasadorët të dobët

Më tej aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari shpjegoi edhe arsyet se përse në Shqipëri Departamenti Amerikan i Shtetit sjell ambasadorë të dobët dhe të panjohur. Sipas tij, SHBA e përdor Shqipërinë si vend për të trajnuar ambasadorët, ndërkohë që diplomatët e mirë i dërgon në Angli apo në Gjermani.

“Ambasadorët e rëndësishëm amerikane shkojnë në Gjermani, Britani. Nuk shkojnë për diplomatët e karrierës, shkojnë te të fuqishmit me para. Shiko kush i zënë ato poste. Shqipëria është një vend i vogël. Është si një vend ku i trajnojnë ambasadorët, e përdorin si tokë trajnimi. Nuk do shikoni kurrë një person influencal të marrë poste ne Shqipëri. Do jetë një diplomat karriere, nuk ka asnjë tregues për Amerikën. Skandaloz ishte Richard Grennell në Gjermani. Grennell ishte një diplomat amator”, nënvizoi aktivisti shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari gjatë një interviste për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa.

Kujtojmë që ish-kryeministri Berisha po lufton me mish e me shpirt që të heqë “non gratën” dhe në lojë ka futur ish-ambasadorin Richard Grenell për të fituar simpatinë e ish-presidentit Donald Trump. Ky i fundit lakohet se mund të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA dhe sondazhet e nxjerrin si fitues. Kështu që Berisha ka varur shpresat pikërisht tek zoti Grenell, që në rast se Trump rizgjidhet president, ai të mos ketë telashe nga amerikanët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR ME THIKA MES TË RINJVE NË LUSHNJE/ Dy përfundojnë në spital, pranga 17-vjeçarit
Previous article PAGUHEN PËR ÇDO JAVË NË "BIG BROTHER"/ Ja sa ka fituar secili banor deri më tani

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT