• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRHAPJA E OMICRON/ Administrata Biden dyfishon furnizimet me ilaçin “Paxlovid” për të luftuar Covid-19
Home
Nderkombetare

PËRHAPJA E OMICRON/ Administrata Biden dyfishon furnizimet me ilaçin “Paxlovid” për të luftuar Covid-19

5 January, 2022 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden ka udhëzuar administratën e tij të blejë 10 milionë doza shtesë të ilaçit Paxlovid të Pfizerit për COVID-19, duke e çuar totalin në të paktën 20 milionë doza, si pjesë e strategjisë së tij për të luftuar variantin Omikron. Ai iu drejtua publikut amerikan të martën pasi rastet me COVID-19 në SHBA po rriten në nivele rekord pas festave. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton.

Banorët e Uashingtonit dolën për të luajtur me topa bore në fillim të kësaj jave, një shenjë normaliteti në një dimër që ka sjellë përsëri rritjen e rasteve të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins për shkak të variantit Omicron, të hënën rastet e koronavirusit në vend arritën një rekord botëror prej një milionë të infektuarish në 24 orë.

“Sot, po udhëzoj ekipin tim që të punojë me Pfizerin për të dyfishuar furnizimin nga 10 milionë në 20 milionë doza trajtimi që do të ofrohen në muajt në vijim”, tha presidenti.

Të martën, presidenti Joe Biden parashtroi strategjinë e administratës së tij për t’iu përgjigjur Omicronit. Përveç blerjes së më shumë pilulave nga Pfizeri, ai premtoi se do t’i bënte më gjerësisht të disponueshme dozat përforcuese dhe testimet.

Ndërsa amerikanët duhet të presin në radhë të gjata për t’u testuar, presidenti Biden është fajësuar për vonesat dhe mungesat e testimeve.

Administrata e tij nuk ka dhënë hollësi mbi shpërndarjen e gjysmë miliardi paketash të testimit në shtëpi të premtuara falas. Testimi konsiderohet kyç për të kufizuar përhapjen e Omicronit dhe për të reduktuar shtrimin në spital.

“Ne nuk mund të bëjmë shumë për të penguar përhapjen e këtij virusi jashtëzakonisht ngjitës. Dhe nëse sjell vetëm një sëmundje të lehtë, mund ta tolerojmë ndërsa përpiqemi të vazhdojmë të parandalojmë shtrimet në spital”, thotë Dr. William Schaffner me universitetin Vanderbilt.

Po shfaqen më shumë prova se Omicroni shkakton simptoma më të buta se variantet e mëparshme, që në disa vende po rezultojnë në nivele më të ulëta të vdekjeve pavarësisht rritjes së numrit të rasteve.

“Ne po shohim gjithnjë e më shumë studime që tregojnë se omikroni po infekton pjesën e sipërme të trupit. Ndryshe nga variante e tjera që infektojnë mushkëritë, dhe shkaktonin pneumoni të rëndë. Mund të jetë një lajm i mirë, por vërtet duhen më shumë studime për ta vërtetuar këtë”, thotë Abdi Mahamud me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë se 315 milionë doza vaksinash në mbarë botën, ndërsa kanë premtuar gjithsej 1.2 miliardë doza. Megjithatë, disa ekspertë shëndetësorë thonë se vendet e pasura nuk po bëjnë mjaftueshëm për të vaksinuar botën dhe për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja.

“Derisa të dyfishojmë angazhimin tonë për të vaksinuar kontinentin afrikan dhe Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine, ne do ta kemi gjithmonë këtë problem dhe kjo është ajo që duhet të ketë përparësi. Deri tani, as qeveria amerikane dhe as vendet e G-7ës nuk e kanë realizuar këtë angazhim”, thotë Dr Peter Hotez me kolegjin Baylor.

Të hënën, autoritetet shëndetësore amerikane miratuan vaksinën përforcuese të Pfizerit për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, me një miratim përfundimtar që pritet në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHBA/ Qëllohet me armë teksa flinte mbesa 4-vjeçare e George Floyd
Previous article E RRALLË/ Sëmundja misterioze neurologjike "godet" të rinjtë në Kanada, nga halucinacionet tek pagjumësia

Delo.autor

Postime të ngjashme

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake Botë

SULM ME DRONË NDAJ RUSISË/ Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT