• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË 8 JANAR DO…”/ Edith Harxhi paralajmëron: Nuk paskam gabuar, Lulzim Basha si Kim Yong-Un
Home
Politikë

“NË 8 JANAR DO…”/ Edith Harxhi paralajmëron: Nuk paskam gabuar, Lulzim Basha si Kim Yong-Un

4 January, 2022 F.autor Politikë

Kandidatja për kreun e PD-së Edith Harxhi ka thënë se i qëndron deklaratës ku e krahasonte kryedemokratin Lulzim Basha me Kim Yong un.

Përmes një shkrimi të gjatë në facebook, Harxhi shkruan ndër të tjera se Basha erdhi në Shqipëri me misionin për të shkatëruar opozitën.

Ajo paralajmëron se në datën 8 janar do të mblidhen për të rrëzuar “diktatorin Lulzim Basha.”

“Ik bashkë me ata që të kanë marrë peng dhe që virtyt kanë vetëm bunkerizimin, shpopullimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve!”, shkruan ndër të tjera Edith Harxhi.

Postimi i plotë i Edith Harxhit:

Disa muaj më parë, më herët se shumë demokratë të kuptonin se kush është Luli Basha, në një nga intervistat e mia e kisha krahasuar atë me Kim Yong Un. Më pas, mendova se kisha shkuar shumë larg. Sot e kuptova mirë që e kisha parashikuar shumë mirë si shumë herë këto vite se kush është ai në të vërtetë.

E kam njohur shumë para të tjerëve dhe paranojën e tij e njoh shumë mirë.

Ka katër muaj që gjithë vendi merret me këtë të marrë, gjoja të studiuar në perëndim dhe askush nuk uluret mjaftueshëm tek kalojnë 2 ton kokainë para syve tanë dhe as miqve përtej oqeanit që janë kaq të interesuar për stabilitetin në Shqipëri dhe Ballkan.

Askush nuk merret me daljen në shesh të milionave të parave të pista që lahen nëpërmjet rrogave të majme në borderot e shtetit shqiptar apo 29 milionët që merr kunati i tij dhe shumat marramendëse të fitimit në vit pandemie, të njërës nga dhjetra kompani që lajnë paratë e PPP-ve shqiptare të Edi Ramës duke i ofruar portet, aeroportet dhe burimet tona. Po me inceneratorët, paratë e betonit dhe betoniereve të panumërta të Tiranës?

Ky njeri ishte ashtu siç e kisha denoncuar unë dhe shumë miq të mi prej vitesh. I paskrupullt dhe mjeran në mbretërinë e tij në opozitë që i siguron vetëm të ardhura në kurriz të 625 mijë demokratëve dhe shumë votuesish të tjerë të joshur nga Rama.LB ka ardhur në Shqipëri me mision vetëm shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe nuk gjej aspak ngushëllim tek ndjesa e gjithë miqve sot që nuk e kishin kuptuar se kush ai ishte vërtetë.

Koha jote ka mbaruar Luli Basha, dhe bashkë me të edhe e atyre që e dëshpëruan dhe varfëruan këtë popull këto nëntë vite. Ik bashkë me ata që të kanë marrë peng dhe që virtyt kanë vetëm bunkerizimin, shpopullimin dhe defaktorizimin e shqiptarëve!

Në datën 8 janar 2022 ora 12:00 të mblidhemi të rrëzojmë këtë diktator që i veniti shpresën shqiptarëve dhe më pas si vëllaun e tij që vagullon lehtshëm prej vitesh si Kryeministër i vendit më të varfër në Europë! Sot mu kujtuan ditët e fundit të Hitlerit në bunkerin e tij! #8janar2022, #tërrëzojmëdiktaturënere, #teshpetojmepluralizmin

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Daja harron Partizanin, merr drejtimin e klubit nga Kosova
Previous article QEVERIA SHTRËNGOI MASAT/ Milani komunikon vendimin për ndeshjen kundër Kumbullës

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT