• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË PD/ Berisha i dublon “RD”-në Bashës me Blendi Kasmin! I rrëmben edhe Avokatin e Popullit?!
Home
Politikë

LUFTA NË PD/ Berisha i dublon “RD”-në Bashës me Blendi Kasmin! I rrëmben edhe Avokatin e Popullit?!

4 January, 2022 F.autor Politikë

Adriatik Doci

Përshkallëzohet në të gjitha format e mundshme lufta mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për kontrollin e Partisë Demokratike. Krahas Kuvendit-miting, statutit paralel, strukturave paralele, të ashtuquajturit Komision për Rithemelimin e PD-së, disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e partisë dhe thirrje e një proteste për të rrethuar selinë në 8 janar, Sali Berisha ka vendosur të dublojë edhe ‘Rilindjen Demokratike’, organin zyrtar të Partisë Demokratike. Ditët e fundit, një faqe e re online paralele si dhe një llogari në rrjetin social Facebook, janë hapur në emër të Rilindjes Demokratike. RD-ja paralele duket se kontrollohet nga Blendi Kasmi, kryeredaktori i Gazetës ‘Rilindja Demokratike’.

Blendi Kasmi është rreshtuar në krah të Berishës. ‘RD’-ja paralele që kontrollohet prej tij për llogari të Berishës mban të njëjtat simbole si ‘RD’-ja zyrtare. Faqja zyrtare e ‘RD’-së, bashkë me llogarinë zyrtare në rrjetet sociale (rd.al dhe Rilindja Demokratike) kontrollohet nga Lulzim Basha, pasi në këtë faqe pasqyrohen qëndrimet e Bashës dhe të mbështetësve të tij, ndërsa nuk gjejnë pasqyrim qëndrimet e Berishës dhe grupit të tij. Ndërsa ‘RD’-ja paralele e Berishës pasqyron vetëm qëndrimet e Berishës, grupit të tij, sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe SHBA-ve.

Krahas dublimit të ‘RD’-së, ka disa sinjale që ngrenë dyshime se Sali Berisha mund t’i ketë ‘rrëmbyer’ Lulzim Bashës edhe institucionin e Avokatit të Popullit. Përfaqësues të këtij institucioni, i cili sipas Kushtetutës duhet të jetë i pavarur dhe që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve, shfaqen në rolin e analistëve në televizionin që kontrollohet nga Familja Berisha, televizion i cili është kthyer në një armë nga Berisha kundër Bashës.

Institucioni i Avokatit të Popullit iu dha opozitës në maj të vitit 2017 në kuadër të marrëveshjes Rama-Basha, për të nxjerrë PD-në nga çadra. Basha emëroi në krye të Avokatit të Popullit, Erinda Ballancën, ish bashkëshortja e analistit Andi Bushati. Ballanca njihet jo vetëm për pasuri përrallore, por edhe si ish-avokate e Sali Berishës, por edhe vjehrrit të Lulzim Bashës për pallatin e shembur në Vlorë. Me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve të 2019, Avokati i Popullit ishte i vetmi pushtet që i kishte mbetur PD-së.

Ndërkaq, dita e nesërme është afati i fundit që Sali Berisha i ka lënë Lulzim Bashës për t’u larguar nga selia e PD-së bashkë me lindershipin. Basha i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm të Berishës, i cili si gjithnjë nxjerrë në skenë mbështetësit e tij. Krahas betejës fizike për selinë, Berisha dhe Basha kanë nisur edhe një betejë në gjykatë, për legjitimimin e statuteve.

Sali Berisha ka dërguar në gjykatë për konfirmim statutin që miratoi në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, një Kuvend i mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe në bazë të rregullave të sajuara nga Berisha. Në gjykatë për konfirmim ka dërguar edhe Lulzim Basha statutin e ndryshuar të PD-së, ndonëse 5 muaj më vonesë. Konflikti në PD nisi në 9 shtator 2021, ditën kur Lulzim Basha, pas një ultimatumi nga SHBA, pezulloi Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Nuk kanë fund firot te Egnatia, klubi rrogozhinas ndërpret bashkëpunimin me…
Previous article 4 GOLA NË 17 NDESHJE/ E kërkon ish-trajneri i tij, klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT