Ky është 34-vjeçari Vinçens Piroli, i cili u plagos mbrëmjen e sotme nga persina të paidentifikuar.
I riu mori 2 plumba në shpatull dhe një në krah, ndërsa një person e solli me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës dhe më u largua, por pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, Piroli është transportuar drejt Traumës për një mjekim më të specializuar.
Mësohet se Vinçens Piroli ka deklaruar vetëm se: “jam plagosur në Shkodër”. Policia e Lezhës së bashku me atë të Shkodrës po bashkëpunojnë për të identifikuar dhe kapur autorin/ët e atentatit.


