• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOLLUESIT E GJAKUT/ Gjithçka natyrale për shëndetin e zemrës
Home
Shëndet

HOLLUESIT E GJAKUT/ Gjithçka natyrale për shëndetin e zemrës

1 January, 2022 s.autor Shëndet

Holluesit e gjakut përdoren për të parandaluar mpiksjen e gjakut,e cila mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme të tilla si sulmet në zemër dhe në tru. Mpiksja e gjakut është një proces i nevojshëm për të parandaluar humbjen e gjakut në rast lëndimi, e cila lejon plagën të shërohet më shpejt. Megjithatë formimi i tyre në sistemin e qarkullimit të gjakut mund të çojë në komplikime të rrezikshme.

Holluesit e gjakut zakonisht përdoren nga pacientë me sëmundje kardiovaskulare të tilla si : tromboza e venave të thella, rrahjet e parregullta të zemrës dhe sëmundjet e enëve të gjakut.

8 Llojet E Holluesëve Natyral Të Gjakut.
Turmeriku
Turmeriku vepron si një hollues natyral dhe ka efekt antirombocitar. Sipas të dhënave, tregohet se kurkumina, polifenoli i dobishëm i cili gjendet tek turmeriku, ka aftësi të frenojë tromibnën, një proteazë e cila luan një rol të rëndësishëm në mpiksjen e gjakut.

Speci djegës
Duke qenë se speci djegës përmban salicilat, i cili vepron si një agjent natyral për hollimin e gjakut. Është pikërisht ky përbërës që ka një vlerë të madhe për efektin e tij antitrombotik. Speci djegës shpesh herë merret edhe si kapsulë për të përmirësuar sistemin kardiovaskular dhe sistemin e qarkullimit të gjakut.

Kanella
Kanella është një hollues i fuqishëm, por përdorimi i saj për një periudhë të gjatë kohore mund të jetë problematik për shëndetin e mëlçisë. Për këtë arsye mjekët këshillojnë që në vend të suplementeve ta përdorni atë duke e shtuar në ushqime ose në pije.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përmban salicilat, një përbërës kimik i njohur për aftësinë e tij në parandalimin e trombozës. Studimet tregojnë se salicilati nxit hollimin e gjakut në mënyrë të moderuar duke parandaluar trombozën venoze pa shkaktuar gjakderdhje të tepërt. Përdorimi i xhenxhefilit për hollimin e gjakut ka fituar shumë popullaritet duke qenë se njerëzit po kërkojnë gjithmonë e më shumë përbërës natyral që veprojnë kundër mpiksjes së gjakut.

Hudhra
Disa studime tregojnë se hudhra funksionon si antikoagulues, prandaj konsumimi ditor i saj mund të jetë i dobishëm për parandalimin e trombozës. Gjithashtu edhe pacientët të cilët marrin trajtim me ilaçe për hollimin e gjakut mund ta përdorin hudhrën, por gjithmonë nën kujdesin e mjekut.

Vitamina E
Vitamina E është një hollues natyral për shkak të vetive të saj antikoagulante. Plotësimi me vitaminën E dhe marrja e saj nëpërmjet ushqimit mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjaku. Disa nga ushqimet më të mira dhe të pasura me vitaminë E janë : avokado, bajamet, spinaqi, farat e lulediellit, mango dhe brokoli.

Aktiviteti fizik
Qëndrimi aktiv ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, prandaj është e rëndësishme të lëvizni dhe të ushtroheni rregullisht. Dihet botërisht se aktiviteti fizik ditor shoqërohet me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, si pasojë e efekteve pozitive në presionin e gjakut,qarkullimin e gjakut,uljen kolesterolit dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Mundohuni të ushtroheni për 30 minuta çdo ditë, duke bërë ushtrime të cilat jua bëjnë zemrën të pompojë, të tilla si biçikletë,ecje në terrene kodrinore,joga ose ngritje peshe. Sigurohuni që gjatë stërvitjes të qëndroni të hidratuar duke pirë shumë ujë. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të shmangni qëndrimin ulur për një kohë të gjatë,sigurohuni të lëvizni sa më shumë gjatë ditës për të nxitur qarkullimin e gjakut./AgroWeb.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ 12 viktima dhe 14 të plagosur pas një sherri në një tempull fetar në Indi
Previous article "JETË TË GJATË E PAÇI KËMBËN E MBARË"/ Rama uron dy fëmijët e parë të lindur në 2022-shin

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT