• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PD NIS ME KUSHTE 2022″/ Basha sulmon paktin Berisha-Rama të 2008: Tre hapa për pastrimin…
Home
Politikë

“PD NIS ME KUSHTE 2022″/ Basha sulmon paktin Berisha-Rama të 2008: Tre hapa për pastrimin…

30 December, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Viti 2022 do të nisë me kushte nga opozita për shumicën socialiste. Lulzim Basha në konferencën përmbyllëse të fundvitit u shpreh në bashkëbisedimin me gazetarët se reforma e thellë në Kushtetutë është një kusht që nuk mund të ecet përpara. Ai goditi paktin Rama-Berisha të vitit 2008.

Lideri demokrat theksoi se tre janë instrumentet përmes së cilave mund dhe do të kryhet pastrimi i politikës nga krimi; zgjedhjet që nënkupton reformën në Kushtetutë, drejtësia dhe vettingu në politikë.

“Së pari zgjedhjet. Çlirimi i zgjedhjeve nga rrethimi i shumëfishtë nga patronazhistët, oligarkët dhe krimi, nuk mund të kryhet me disa hapa korrektivë në ligjin e reformës zgjedhore.

Duhet një reformë e thellë që të përfshijë edhe Kushtetutën dhe të gjithë shoqërinë dhe nuk mund të kryhet në dhoma të errëta si ajo e vitit 2008. Ky është një kusht që nuk mund të ecet përpara dhe është arsyeja kryesore pse PD ndodhet në një parlament që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

E dyta mënyrë për të luftuar korrupsionin është që drejtësia të bëjë përpara. Hapat e parë janë inkurajues. Shqiptarët presin dhe meritojnë më shumë dhe më shpejt.

Dhe hapi i tretë është vettingu i politikanëve. Kjo nuk është për të “larë gojën” por për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sot kam një mesazh, jo për drejtësinë, por për ata hetues, prokurorë dhe gjyqtarë, në veçanti atyre që u është besuar lufta kundër korrupsionit, “dorës së zezë” që fshih gjithçka, keni dhe do të keni mbështetjen e plotë të PD-së dhe timen personale.

E di që kjo është një rrugë e vështirë, ndesheni me presionin e aktorëve që konsiderojnë Shqipërinë si plaçkën e tyre; aktorë ekonomikë, politikë, apo mediatikë” deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHUMË I LIDHUR ME GIGI-N"/ Giovinco në gjurmët e Buffon: Më intrigon shumë kthimi atje…
Previous article PAS DALJES NGA PROGRAMI/ Çfarë po ndodh me Bashkimin dhe Alvisën

F.autor

Postime të ngjashme

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit Aktualitet

RRËMBIMI I JAN PRENGËS/ Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK, nis procesi i ekstradimit

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’ Aktualitet

TRAGJEDIA NË SHBA/ Familja që humbi 3 fëmijë nga zjarri është nga Lushnja! Rëndë 2 fëmijët e tjerë dhe prindërit, të afërmit hapin ‘GoFundMe’

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT