Kryetari i PD, Lulzim Basha në një koferencë me gazetarët u ndal tek afera e inceneratorëve. Sipas tij, avokatia politike që po i bën Rama ka marrë përmasa groteske. Kryedemokrati thotë se një javë para arrestimit të Lefter Kokës, ndaj tij personalisht dhe 4 drejtuesve të tjerë të PD mbërritën kallëzime nga njerëz që sot jane në kërkim.
Lulzim Basha u shpreh se paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës. Sipas tij, Rama është bashkautor, bashkëprfitues dhe bashkëfajtor me Lefter Kokën dhe të pandehurit e tjerë te aferes se inceneratoreve.
“Avokatia politike e Edi Ramës ndaj inceneratorëve ka marrë përmasa groteske. Ndërkohë që ne çonim në SPAK kërkesat për hetimin, Edi Rama hidhte ndaj ne jo vetëm sulme politike, por edhe kallëzime penale. Vetëm një javë para arrestimit të Kokës mbërritën kallëzime nga njerëz që janë sot në kërkim, kundër meje dhe 4 drejtuesve të tjerë të PD.
Pra në këtë aferë nuk kemi të bëjmë me një njeri të vetëm, Lefter Kokën, as me ata që janë në kërkim, por me të gjithë trupën qeveritare me ne krye Edi Ramën. Ai është bashkautor, bashkëprfitues dhe bashkëfajtor me Lefter Kokën dhe të pandehurit e tjerë.
Arrestimi i një ministri të Ramës është provë e qëndresës tonë për të mbrojtur një kauzë që ka të bëjë me mbi 400 mln euro të shqiptarëve.
Prova tjetër është fakti që edhe tani kur ato ndodhen nën sekuestro ata vazhdojnë ti paguajnë. Nuk kujtohen për shtresat në nevojë, nuk kujtohen për asnjë shtresë tjetër, por vazhdojnë paguajnë miliona lekë të shqiptarëve për inceneratorëve.
Paratë e inceneratorëve kanë qenë pjesë e skemës së blerjes së votës”, tha Basha.


