• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SËMUNDJA QË I KA ZËNË DEMOKRATËT NUK ËSHTË…”/ Rama në Bubq: Ata që kanë problem me bravat të bashkohen me PS
Home
Politikë

“SËMUNDJA QË I KA ZËNË DEMOKRATËT NUK ËSHTË…”/ Rama në Bubq: Ata që kanë problem me bravat të bashkohen me PS

29 December, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Nëpërmjet programit të Rindërtimit, familjet e prekura në Bubq nga tërmeti i 26 nëntorit do të kthehen në banesat të reja.

Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar me banorët e prekur nga tërmeti, u shpreh se

“T’i gëzoni shtëpitë , që besoj se të gjithë ju në momentet e para besoj nuk kishit fuqi të besonit se do të ndërtoheshin. Besoj se tani japin mundësinë e një jete të re në komunitetit. Ky program ka nxjerrë më të mirën tonë dhe krijoi mundësi më të mira se ato që njerëzit kishin përpara tërmetit. Një kategori familjesh humbën banesa ku ishin larg zonave të fshatit , ku fëmijët do të duhet të bënin shumë rrugë për të shkuar në shkollë, apo ku të moshuarit do të duhej të bënin shumë rrugë për një konsultë shëndetësore. Tashmë sot bëhen këtu”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama , ironizoi situatën e brendshme politike në Partinë Demokratike.

I ndalur tek akuzat që ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar kreut të PD-së Lulzim Basha se merret me bravat, Rama u shpreh se përplasja mes palëve nuk është problem i qeverisë, ndërsa shtoi se kushdo që ka problem me bravat le të kalojë në Partinë Socialiste.

‘Banesat kanë edhe një oborr dhe ju nxis të kujdeseni si duhet. Janë mjedise ku mund të qëndrojnë pjesëtarë të familjes dhe do të bëhet diçka edhe më e bukur se sot. E kujtoj shumë mirë momentin e parë, sytë e zbrazur nga çdo shpresë dhe një konflikt që kemi pasur me banorë të revoltuar se do t’i prishej shtëpia që kishte dhe se ishte me bindjen se nuk do të ndërtohej banesë e re. Por të mos harrojnë se mes nesh kur ra ajo fatkeqësi hyri edhe pandemia një fatkeqësi edhe më e madhe ku krijoi një vonesë të madhe. Po të doni pyetini njerëzit që keni në Itali, të tregojnë sa vite kanë në kabina apo rulota që presin të kthehen në shtëpi pas humbjes së banesës nga tërmeti. Ndoshta 10 vite, por edhe kur të kthehen në shtëpi , nuk e kanë 100 %. Por duke pasur parasysh zhvillimet e kohëve të fundi, kujdes bravat, ruajuni nga ndërrimi i bravave nga bllokimi i bravave. Kujdes nga çelësat që të ngelen në derë. Unë ju uroj shëndet dhe ky nuk është program për socialistët , por për shqiptarët dhe shqiptarët janë njësoj kur bëhet fjalë për shërbimet. Dhe sa na takon ne të gjitha bravat janë të sigurta. Sëmundja që i ka zënë demokratët me bravat nuk është probleme i qeverisë. Kushdo që nuk do të ketë problem me bravat lë të bëhet socialist”, tha Rama .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I "BIG BROTHER"/ 2021 që na mësoi të pa thënat e VIP-ave, nga tradhëtitë e deri tek problemet shëndetësore
Previous article "MBI 49 MIJË FAMILJE KANË..."/ Ahmetaj: 119 mln dollarë janë investuar për shkollat, rekord në këto 30 vite

s.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT