• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR KRYQIN E KUQ/ Veliaj: Një aleat i jashtëzakonshëm i solidaritetit për Tiranën!
Home
Politikë

“MIRËNJOHJA E QYTETIT” PËR KRYQIN E KUQ/ Veliaj: Një aleat i jashtëzakonshëm i solidaritetit për Tiranën!

29 December, 2021 Delo.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” Kryqin e Kuq Shqiptar në 100-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë ceremonisë së posaçme, të zhvilluar në Bashkinë e Tiranës, Veliaj ka shprehur vlerësimin më të lartë për rrjetin më të madh të vullnetarëve në Shqipëri, si model solidariteti dhe humanizmi. Kryebashkiaku u shpreh se ndihet mirënjohës për kontributin e kësaj lëvizjeje, sidomos pas dy momenteve të vështira që kaloi vendi ynë me tërmetin dhe pandeminë.

“Fundi i vitit është një moment për të thënë, – “A jemi ne mirënjohës për njerëzit apo organizatat e qytetit tonë?” – Sidomos në kohë të vështira, ku ne pamë sa të brishtë jemi ndaj tërmetit apo pandemisë, por edhe sa të fortë jemi e sa shpejt ringrihemi nëse ne, shqiptarët, bëhemi bashkë, veçanërisht kur ka lëvizje që na frymëzojnë dhe na motivojnë. Ndaj, do të doja që ky fund i vitit të jetë edhe një moment për këtë lloj reflektimi, jo vetëm sa gjëra të vështira kaluam, por edhe sa e njohëm njëri-tjetrin dhe çfarë fuqie të brendshme kishim si shqiptarë dhe cilat ishin ato energji brenda sojit tone, që na bënë të ringrihemi përtej fatkeqësive. Jam sot shumë i lumtur që Kryqi i Kuq Shqiptar, në vitin e 100-vjetorit si lëvizje, të marrë Mirënjohjen e Qytetit tonë,” u shpreh ai.

Veliaj shtoi se viti i ardhshëm do të jetë ideal për të rritur radhët e Kryqit të Kuq, edhe si një hap drejt largimit të të rinjve nga pasiviteti.

“Teksa Tirana vitin që vjen do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, kemi një mundësi fantastike për rekrutim për Kryqin e Kuq në çdo gjimnaz e në çdo fakultet. Kryqi i Kuq ofron një mundësi të shkëlqyer për të qenë i dobishëm, për të qenë pjesë e një rrjeti, për t’u ndjerë pjesë e një misioni, kështu që mezi pres që në 2022, në vitin që Tirana do mikpresë të rinj nga e gjithë Europa, Kryqi i Kuq të jetë pararojë. Do kemi rreth 1000 evente ku do na duhet vullnetari energjik, i dobishëm, i zgjuar, i mençur, i ditur i Kryqit të Kuq,” deklaroi Veliaj.

100 vjet më parë, me nismën e intelektualëve të shquar të kohës, si Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Rauf Fico, Sejfi Vllamasi, Ali Këlcyra, Kristo Dako, etj., u themelua në Tiranë Kryqi i Kuq Shqiptar. Sot KKSH është anëtare e Lëvizjes më të madhe humanitare në botë që numëron 192 shoqata të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, me mbi 17 milion vullnetarë të cilët japin kontributin e tyre humanitar në ndihmë të njerëzve më në nevojë, në situata konflikti të armatosur, apo dhe në jetën e përditshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT/ Regjistrohen 18 viktima dhe 396 të infektuar në 24 orët e fundit
Previous article LAJM I MIRË/ Më 31 dhjetor vijnë në Shqipëri 375 mijë doza vaksine Pfizer

Delo.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT