• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I PAGAVE/ Balla: Krim që duhet të ndëshkohet ashpër. Përpjekje për të destabilizuar…
Home
Politikë

SKANDALI I PAGAVE/ Balla: Krim që duhet të ndëshkohet ashpër. Përpjekje për të destabilizuar…

28 December, 2021 F.autor Politikë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur ditën e sotme nga qyteti i Fierit për skandalin me publikimin e të dhënave personale, duke u shprehur se kjo ishte përpjekje për të destabilizuar marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

Nga Fieri Balla deklaroi se prej disa muajsh po punohet nga ekspertë të fushës për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë që të përafrohet më tej me standardet e BE-së.

Ashtu si dhe Kryeministri Edi Rama, Taulant Balla i kërkoi ndjesë atyre që janë prekur nga ky ligj, kryesisht bizneset sipas Ballës.

Balla: Ishim bashkë me kryetarin e Bashkisë, z.Subashi, në një nga qendrat e kujdesit ndaj personave të vetmuar në azilin e Fierit, ku akomodohen çdo ditë të vitit 48 të moshuar, pasi familjarët nuk kanë mundësi të kujdesen për ta. Angazhimi ynë është që të mos lëmë askënd vetëm.

Kemi festuar bashkë me ta festën e ndërrimit të viteve. Për ta familja e tyre është bashkia e Fierit, ne që jemi përfaqësues të kësaj zone. Bashkia e Fierit është model sa i takon kujdesit ndaj atyre në nevojë. Nuk dua të humb shumë minuta të vlefshme të kohës tuaj televizive, por dua të them që është krim që duhet ndëshkur ashpër. Kam thënë dje dhe dua të nënvizoj, është punuar nga ekspertë të fushës për disa muaj, për të ndryshuar ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Është momenti i duhur për të ashpërsuar penalitetet për këdo që tenton të shpërdorojë qoftë dhe duke i publikuar apo duke vënë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. I kanë shërbyer në mënyrën më të keqe një konflikti mes punëdhënësit-punëmarrësit. Përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së është domosdoshmëri dhe besoj se sapo kuvendi të fillojë punën, dhe të jetë marrë opinioni i qeverisë dhe i KE-së, sepse çështja e të dhënave personale është pjesë përbërëse e atyre kapitujve për anëtarësim.

Biem të gjithë dakord që ishte përpjekje për të destabilizuar marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës. Ashtu siç bëri kryeministri, edhe unë dua t’i shprehja ndjesën kujtdo që publikimi i këtyre të dhënave i ka krijuar problematika, kryesisht bizneseve. Këto janë ngjarje që ndodhin në shumë vende. Kanë ndodhur në SHBA para disa kohësh me të dhëna edhe më konfidenciale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO NUK ËSHTË E DREJTË"/ Ankohet Klopp: Lojtarët janë në limite, duhen 5 ndërrime
Previous article KËRKOJNË PËRFORCIME/ Partizani me sytë nga merkato, Jamir Hyka në “lupën” e të kuqve

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT