• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI/ 250 efektivë policie në hetim për vepra të ndryshme
Home
Aktualitet
Kronikë

BILANCI/ 250 efektivë policie në hetim për vepra të ndryshme

28 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një efektiv policie, Inspektor në komisariatin numër 1 në kryeqytet është arrestuar për dhunë në familje. 54 vjeçari u denoncua nga bashkëshortja dhe dy fëmijët, se në periudha të ndryshme, për disa vite me radhë janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga kryefamiljari. Madje, në disa raste i ka kërcënuar edhe me armën e shërbimit.

E ndërsa duhet të jenë garantuesit e ligjit, shumë efektiv policie dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

ABC mëson se se rreth 250 oficerë në të gjithë vendin janë nën hetim për vepra të ndryshme penale nga Prokuroria dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Rreth 60 prej tyre janë nivel drejtues. Shumica akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.

Dy javë më parë, agjentit i krimeve në Policinë e Dibrës, Arbër Sula, me armën e shërbimit vrau 29 vjeçarin Jurgen Duka, pas sherrit se kush do të paguante i pari në market. Efektivi vijon të jetë ende në kërkim.

Dy ditë më parë, dy efektivë në Tiranë u pezulluan nga detyra pasi u vunë nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Efektivi i rrugores ndryshonte përgjegjësitë e palëve në rast hetimi aksidentesh. Ndërsa kolegia e tij, informonte vjehrrën e oficerit të rrugores për aksionet policore, pasi në lokalin e 53 vjeçares në Memaliaj, ushtrohej prostitucion.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ PRISHTINËS/ Vllaznia bën gati planin, para Tiranës mat forcat me kampionët e Kosovës
Previous article JO VETËM NDREU/ Një tjetër pjesëtar i stafit largohet nga Kastrioti. Klubi kërkon tre emra në merkato

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT