• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RAPORTE NEGATIVE”/ India bllokon fondet e huaja për organizatën e bamirësisë të themeluar nga Nënë Tereza
Home
Nderkombetare

“RAPORTE NEGATIVE”/ India bllokon fondet e huaja për organizatën e bamirësisë të themeluar nga Nënë Tereza

28 December, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria e Indisë ka refuzuar vazhdimin e licencës për organizatën bamirëse të themeluar nga Nënë Tereza, përmes së cilës i mundësohet marrja e fondeve të huaja.

Organizata, Misionarët e Bamirësisë, ka mijëra murgesha që mbikëqyrin projekte sikurse shtëpi për fëmijë të braktisur, shkolla dhe klinika.

Në Ditën e Krishtlindjes, Ministria e Brendshme e Indisë ka bërë të ditur se nuk ia ka vazhduar regjistrimin kësaj organizate për shkak të “të dhënave negative”.

Hindusët e linjës së ashpër e kanë akuzuar tash e një kohë këtë organizatë se është duke përdorur programet e saj për t’i konvertuar njerëzit në fenë e krishterë.

Organizata bamirëse ka hedhur poshtë këto akuza.

Në një deklaratë të publikuar më 27 dhjetor, organizata e ka konfirmuar se aplikacioni nuk i është pranuar dhe se nuk do të ketë aktive llogaritë për fondet e huaja “derisa të zgjidhet kjo çështje”.

Shefja ministrore në Bengalin Perëndimor, Mamata Banerjee, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për bllokim të llogarive të organizatës prej nga pranon fonde të huaja.

Mirëpo Qeveria dhe shteti kanë mohuar se llogaritë janë bllokuar.

Organizata bamirëse me bazë në Kolkata është themeluar më 1950 nga Nënë Tereza, murgeshë katolike.

E lindur në vitin 1910, nga prindër shqiptarë, Agnesë Gonxhe Bojaxhiu është rritur në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, që në atë kohë ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Ajo ka qenë fëmija më i vogël i Nikollë dhe Dranafile Bojaxhiut.

Familja e saj ka pasur prejardhje nga Prizreni dhe kanë qenë katolikë të devotshëm.

Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e ka nisur në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë ka udhëtuar drejt Indisë.

Organizata e saj katolike e bamirësisë është ndër më të njohurat në botë.

Nënë Tereza është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe më 1979 për punën e saj humanitare dhe është shpallur e shenjtë nga Papa Françesku më 2006, 19 vjet pas vdekjes së saj.

Qeveria e kryeministrit Narendra Modi tash e një kohë synon të bllokojë fondet e huaja për organizatat e bamirësisë dhe organizata tjera joqeveritare me bazë në Indi.

Vitin e kaluar, kufizimet kanë çuar në bllokim të llogarive bankare të organizatave Greenpeace dhe Amnesty International.

Ndërkohë është raportuar edhe për sulme ndaj minoriteteve fetare nëpër Indi.

Shumica e popullsisë së Indisë janë hindusë.

Në këtë shtet janë edhe rreth 24 milionë të krishterë – rreth 2 për qind e popullsisë – andaj India është vendi me komunitetin më të madh të personave të krishterë në Azi, pas Filipineve.

Autoritetet indiane kanë tentuar të shtypin fushatat që dyshojnë se po konvertojnë hindusët në të krishterë apo myslimanë.

Disa rajone brenda Indisë që drejtohen nga partia e Modit, BJP, kanë miratuar apo janë duke shqyrtuar ligje që ndalojnë konvertimin fetar për qëllime të martesës./ Marrë nga REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KE PARË SI RIVALE"/ Antonela diskuton me Ilirin: Nuk e mendoja se do merreshe me një djalë 26 vjeç
Previous article NË SHTËPI VETËM 5 DITË/ Shkurtohet koha e izolimit për të infektuarit pa simptoma në SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT