• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË SHTËPI VETËM 5 DITË/ Shkurtohet koha e izolimit për të infektuarit pa simptoma në SHBA
Home
Jetë

NË SHTËPI VETËM 5 DITË/ Shkurtohet koha e izolimit për të infektuarit pa simptoma në SHBA

28 December, 2021 s.autor Jetë

Shtetet e Bashkuara kanë përgjysmuar kohën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus, por pa simptoma, nga dhjetë ditë në pesë.

Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë më 27 dhjetor se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës kur personi i infektuar është afër personave tjerë.

Ndonëse rekomandimet e reja nuk janë të detyrueshme, ato respektohen nga bizneset amerikane dhe politikbërësit.

Ndryshimet e reja vijnë pas valës së re të shkaktuar nga varianti Omicron, i cili ka ndikuar në shumë mungesa të stafit të kompanive dhe pengesa në udhëtime.

Rekomandimet e reja u mundësojnë njerëzve të kthehen më shpejt në punë.

“Varianti Omicron është duke u përhapur me shpejtësi dhe ka kapacitet për të prekur të gjitha aspektet e shoqërisë sonë”, ka thënë drejtorja e Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.

“Këto përditësime u mundësojnë njerëzve që t’i kthehen përditshmërisë”.

Këto Qendra kanë thënë se ndryshimi është motivuar “nga shkenca”, pasi të dhënat kanë treguar se shumica e personave infektohen 1-2 ditë para simptomave të para dhe mund ta bartin virusin edhe 2-3 ditë tjera më pas.

Rekomandimet janë ndryshuar edhe për personat që i ekspozohen virusit, por janë të pavaksinuar apo nuk kanë marrë dozën përforcuese.

Për të pavaksinuarit, CDC ka rekomanduar masën e karantinës për pesë ditë, të përcjellë nga pesë ditë tjera të vendosjes së maskës kur ai person është në ambient me persona tjerë.

Personat që kanë marrë dozën përforcuese nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, edhe nëse kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, por duhet ta mbajnë maskën për 10 ditë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RAPORTE NEGATIVE"/ India bllokon fondet e huaja për organizatën e bamirësisë të themeluar nga Nënë Tereza
Previous article DONALDI NUK E MBAJTI DOT/ Beatrix rrëzohet nga krahët e tij (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT