• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT/ “Merr përgjegjësi për publikimin e pagave dhe inceneratorët”. Rama-komentuesit: Janë çështje të drejtësisë
Home
Politikë

REPLIKAT/ “Merr përgjegjësi për publikimin e pagave dhe inceneratorët”. Rama-komentuesit: Janë çështje të drejtësisë

27 December, 2021 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish skandalin e daljes së të dhënave mbi pagën të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë dhe aferën e inceneratorëve, ku përfundoi pas hekurave ish-Ministri Lefter Koka.

Kreu i qeverisë i është përgjigjur një qytetari, i cili i ka komentuar në faqen e tij në Facebook, ku mes të tjerash i kërkon të japë llogari për këto dy çështje dhe se duhet të japë llogari.

Rama ka theksuar edhe njëherë se sa i takon publikimit të të dhënave se në shtete të mëdha ka pasur raste të ngjashme dhe nuk ka dhënë llogari kreu i qeverisë por i ka kaluar drejtësisë. Lidhur me aferën e inceneratorëve, kryeministri e ka cilësuar gjithashtu si çështje të drejtësisë dhe nënvizon se çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë.

Replikat:

Komentuesi: Kjo është një arritje që meriton lëvdata, por unë mendoj që ju duhet të jepni gjithashtu llogari për aferën e inceneratorëve dhe për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Në çdo vend tjetër, kreu i qeverisë duhet të marrë përgjegjësi për atë çfarë ndodhi, por ne diçka te tille z.Rama nuk po e shohim ende as nga ju dhe as nga ata që janë përgjegjësit e kësaj pune.

Kjo nuk është pune partie, por është çështje respekti ndaj qytetareve dhe demokracisë të vendit tonë sepse diçka e tillë është e papranueshme në një vend që kërkon të anëtarësohet në BE.

Urimet më të mira!

Edi Rama: Nuk e di çfarë ke parasysh me çdo vend tjetër, sepse në Amerike, Angli, Francë, që mos vazhdoj me shumë vende të tjera, ka pasur raste të ngjashme, madje me impikime për krejt botën në ndonjë rast dhe nuk di t’i këtë shkuar në mend njeriu të kërkojë të japin llogari krerët e qeverive, por çështja i ka kaluar direkt drejtësise, si një çështje e drejtësisë për të identifikuar e dënuar autorët, ndërkohe që vendet kanë vijuar punën për forcimin e sistemeve përkatëse! Sa për inceneratoret unë jam shprehur fare qartë, që impiantet e ndërtuara janë aty dhe janë shpëtim për zona e komunitete të tëra të vendit, ndërkohë që nëse drejtesia ka akuza për të ngritur për individë të caktuar ato janë çështje ekskluzive e drejtësise dhe çdo individ i akuzuar duhet të përballet vetë me drejtësine deri në daljen e të vertetës mbi cdo akuzë! Ky është respekti ndaj qytetarëve dhe demokracisë, jo futja e të gjitheve në një thes me akuza kolektive që s’kanë asnjë lidhje me kulturën demokratike e me shtetin e së drejtës. Gezuar festat dhe shendet familjarisht🤗

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ATË QË E NDJEVA E BËRA"/ Big Mama: Hera e fundit që flas për debatin me Antonelën
Previous article "NUK ËSHTË E DREJTË AJO QË PO NDODH"/ Azpilicueta: Nuk na kanë dhënë asnjë informacion

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT