Detaje të reja janë zbuluar mbi të kaluarën e Albi Bashaliut, 35-vjeçarit që u vra sot në mëngjes në Peqin.
Në vitin 2017, Albi Bashaliu asokohe vetëm 28-vjeç ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy bashkëfshatarë të tij me iniciale V.SH, 57 vjeç nga fshati Gjocaj dhe A.B, 38 vjeç pas një konflikti që kishin mes tyre.
Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ‘Volkswagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.
Ndërsa sot ai u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, të cilët i dogjën edhe automjetin.
Si pistë hetimi shihet ajo e hakmarrjes pasi në qershor të këtij viti, vëllai i 35-vjeçarit Leonard Bashaliu vrau me armë zjarri brenda një lokali Ylber Xhahysën. Ngjarje e cila ndodhi prej një inati të disa viteve më parë.
Viktima i kishte gërvishur mjetin autorit, dhe kjo ishte bërë shkak që konflikti të përsëritej.
“U zumë kot. Para 5 vitesh më qëlloi me grusht pasi më gërvishti makinën, dhe filloi debati e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”, deklaroi autori i ngjarjes pasi u arrestua.


