• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAJDUTËT BASTISIN SHTËPITË NË KAMËZ/ Banorët ankohen, kurse policia thotë se nuk ka denoncim
Home
Aktualitet
Kronikë

HAJDUTËT BASTISIN SHTËPITË NË KAMËZ/ Banorët ankohen, kurse policia thotë se nuk ka denoncim

25 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e fshatit Kasallë në Kamëz ndihen të kërcënuar për jetën, pasi keqbërësit ditët e fundit kanë nisur tu bastisin shtëpitë. Për Report Tv ata thonë se policia nuk patrullon shpesh në zonë për tu garantuar siguri, ndaj kanë vendosur të bëhen roje nate për të ruajtur familjarët. Policia e Tiranës është vënë në lëvizje pas kronikës së transmetuar në Report TV ku njofton se ka shkuar menjëherë në fshatin Kasallë dhe se asnjë prej tyre nuk ka pasur raste grabitje.

Prej ditësh, zgjohen me lajme nga të afërm e fqinj se shtëpitë u janë bastisur natën.

Banorët e fshatit Kasallë, vetëm 4 kilometra nga qendra e Kamzës, kanë vendosur të bëjnë roje, për të mbrojtur pronat e tyre nga keqbërësit.
“Po detyrohemi të bëjmë shërbim vetë. Kemi ruajtur vetë shtëpitë me komshinjtë, njerëzit, dy netë njëri e dy netë tjetri sepse nuk po gjejmë rehati. Çdo natë organziohemi me radhë që të mbrojmë shtëpinë dhe familjen tonë”, tregojnë banorët.

Ditët e fundit hajdutët mësynë në një shtëpi 2 katëshe, por nuk arritën të finalizojnë planin pasi u pikasën nga pronari.

“Po na bëhen vjedhje çdo natë pothuajse. Shtëpinë që ndodhet përballë e kanë bastisur, kanë bastisur katin e parë dhe kanë kaluar në kat të dytë. I zoti i shpisë është zgjuar, ata janë frikësuar dhe janë larguar. Ka pasur një levë njëri në dorë, nuk kanë marrë gjë aty por me frikë, me grua dhe fëmijë të vegjël”, deklaron njëri prej banorëve.

Hajdutët marrin gjithçka me vlerë që u del përpara.

“Ka pasur raste që ka hequr gomat e makinës, bagëti, bizhuteri, flori. Para dy-tre netësh njërit erdhën ti marrin lopën, nuk arritën se doli i zoti i shtëpisë.

Vetëm në 10 ditët e fundit banorët thonë se tre shtëpi kanë rënë pre e grabitjes.

“Policia këtu nuk vjen asnjë rast, për të dalë, për të kaluar për patrullim natën. Shqetësuar për rendin dhe qetësinë, sepse nuk po gjejmë qetësi. Ne apelojmë më shumë që të ketë kontrolle të policisë”, thonë banorët e Kasallës.

Dikush që punon natën thotë se e ndihet i frikësuar për familjen që lë vetëm në banesë.

“Unë punoj natën, nusen dhe fëmijët në shpi. Kush mi mbron mua ata? Nëqoftëse mi gjen gjë kush mi mbron? Mos të punoj kush i mban? Ose të rri roje për familjen ose do punoj t’i mbaj”, ngre shqetësim një tjetër banor.

Policia e Tiranës është vënë në lëvizje pas kronikës së transmetuar në Report TV ku njofton se ka shkuar menjëherë në fshatin Kasallë dhe është takuar me personat që kanë folur për Report TV dhe asnjë prej tyre nuk ka pasur raste vjedhjesh por kanë dëgjuar se në këtë zonë kanë ndodhur disa të tilla. Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TESTEVE ANTIDOPING/ Kampioni i botës, Briken Calja: Mos na paragjykoni
Previous article JENI KURIOZË TA DINI? Ja çfarë ju pëlqen më shumë në shtrat, nisur nga shenja tuaj

Delo.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT