• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U SHKARKUAN NGA KRYESIA/ Basha heq nga detyrat drejtuesit politikë
Home
Politikë

U SHKARKUAN NGA KRYESIA/ Basha heq nga detyrat drejtuesit politikë

25 December, 2021 F.autor Politikë

Komisioni i përkohshëm i drejtimit të PD bashkë me paralajmërimin që i dha Lulzim Bashës për të liruar zyrën në 5 janar, ka përcaktuar edhe axhendën politike përmes së cilës do të kërkojë të marrë në kontroll selinë blu.

Dualiteti mes Bashës dhe Berishës për të pasur kontrollin e Partisë Demokratike në janar krahas selisë qendrore në Tiranë pritet të zbresë edhe në degët e PD. Sali Berisha paralajmëroi pak ditë më parë se në Janar, komisioni i drejtimit të PD do të nis procesin e zgjedhjes së kryetarëve të ri të PD në të gjithë vendin.

Por axhenda e Berishës duket se është e njëjtë me atë që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike përcaktuan në 18 dhjetor në Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve. Në planin organizativ të PD parashikohet që vendimmarrjet e rëndësishme politike të nisin javën e ardhshme ku Lulzim Bashës do t’i duhet të përcaktojë edhe drejtuesit politik në të gjithë qarqet.

Burime për ABC  nga selia blu konfirmojnë se të gjithë përfaqësuesit që tashmë kanë dalë në krah të lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha nuk do të jenë më në krye të qarqeve. Kështu Edi Paloka nuk do të drejtojë më qarkun e Durrësit, Edmond Spaho Korçën, Tritan Shehu Gjirokastrën, Bujar Leskaj Vlorën, Aldo Bumçi degët 1,12 dhe 14 në Tiranë, Agron Shehaj degën 5 dhe 7 në kryeqytet, Albana Vokshi degën 9 dhe 11, Belind Këlliçi degët 6, 13, 15 dhe 16 si dhe Flamur Noka s’do të jetë më si drejtues politik në degët e PD në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

Disa prej degëve tashmë i janë besuar 4 nënkryetarëve të Partisë, Alfred Rushaj, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Por demokratët do të ndryshojnë edhe kryetarët e degëve 12 prej të cilëve u komanduan pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Komisioni. Me axhenda të njëjta por qëllime të ndryshme, duket se pas janarit dualiteti për selinë qendrore të PD do të zbres edhe në degët e PD në rrethe./Juxhin Mustafaraj, abcnews.al

DREJTUESIT POLITIK TË PD QË LARGOHEN

IKËN                                                                  DEGA

Edi Paloka                                                           Durrës

Edmond Spaho                                                   Korçë

Tritan Shehu                                                      Gjirokastër

Bujar Leskaj                                                       Vlorë

Aldo Bumçi                                                         Tirana 1,12 dhe 14

Agron Shehaj                                                     Tirana 5 dhe 7

Albana Vokshi                                                   Tirana  9 dhe 11

Belind Këlliçi                                                      Tirana 6, 13, 15 dhe 16

Flamur Noka                                                      Kamëz, Paskuqan dhe Vorë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRADITA VAZHDON/ E kuqja, ngjyra që Vip-at zgjedhin për festat e Fundvitit
Previous article COVID-19 NË GREQI/ Regjistrohen 6590 raste të reja dhe 58 viktima në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT