• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË KAMËZ/ Detaje të reja: Can Kariçi lëvizi i plagosur me makinë për 100 metra
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË KAMËZ/ Detaje të reja: Can Kariçi lëvizi i plagosur me makinë për 100 metra

25 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë nga vrasja e 32-vjeçarit Can Kariçi, grupi hetimor ka bërë verifikimin e kamerave te sigurisë dhe provave të mbledhura në vendin e ngjarjes. Hetuesit kanë rindërtuar skenën e krimit, ku kanë zbuluar se Kariçi është qëlluar kur doli nga lokali, shkoi tek makina që e kishte parkuar disa metra më tutje bar-kafesë dhe më pas hipi në automjetin “Golf 5” me targa gjermane.

I riu u qëllua me 4 plumba sapo kishte ndezur makinën, dhe fillimisht ai mbeti i plagosur. Nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbuluar se viktima ka ecur me makinë rreth 100 metra dhe më pas ka ndërruar jetë, ndërsa automjeti ka ndaluar në anë të rrugës. Trupi i pajetë u konstatua nga kalimtarët e zonës.

Grupi hetimor gjithashtu ka zbardhur dhe lëvizjet e viktimës para se të vritej. Sipas burimeve, 32-vjeçari po konsumonte kafe me dy shokë dhe një shoqe dhe në këtë moment kishte lënë një takim me një vajzë tjetër.

E reja që priste të takonte Kariçi, shkoi me taksi në zonën e Institutit dhe i kishte dërguar me mesazh në telefon adresën ku po e priste. Policia ka arritur ta identifikojë vajzën nëpërmjet tabulateve telefonike dhe gjatë marrjes në pyetje ajo ka mohuar të ketë dijeni për konfliktet e 32-vjeçarit.

Paraprakisht hetuesit dyshojnë se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë, por ende nuk ka prova. Për këtë arsye ata janë duke zbardhur bisedat që ka patur viktima ditën e vrasjes.

Blutë janë ende nuk pritur përgjigjen e policisë shkencore për pistoletën e gjetur në makinën e viktimës, nëse është përdorur në ndonjë ngjarje. Ndërkohë nga ana tjetër nga kallashnikovi i gjetur në makinën e djegur të autorëve nuk është zbuluar ndonjë gjurmë e vlefshme, apo numri serial i armës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET PREZANTIMI/ Barcelona gati tapetin e kuq, ylli i Manchester City-t do të prezantohet në…
Previous article MERKATO E JANARIT/ Prej dy muajsh në Shkodër, një francez pret të federohet nga Vllaznia

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT