• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME PAGAT/ Artan Fuga: Le të dalë maskaralliku në shesh! Të shohi mileti se çfarë rrogash dhe përfitimesh…
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI ME PAGAT/ Artan Fuga: Le të dalë maskaralliku në shesh! Të shohi mileti se çfarë rrogash dhe përfitimesh…

22 December, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pse bërtisni se dolën pagat, çdo e keqe ka të mirën e vet!

Mos u shqetësoni nga hapja e hales!

Ndërsa masa e qytetarëve rri në heshtje, bota mediatiko-politike zjen për atë se përse dolën pagat mujore të qindra mijë njerëzve, vendet e punës dhe ndonjë gjë tjetër e këtij lloji.

Mund të mos jetë etike, ndonëse nuk e di se në cilin kod etik është shkruar, në zakone jo njëherë, sepse shqiptari shqiptarit tradicionalisht ja ka dit sa i mbante qesja, prodhimet bujqësore, shtëpia, etj.

Nuk di sa është antligjore, por e mundet, përtoj të hap deftere ligjesh të pluhurosura tani, por ndërkaq çdo punëdhënës na njeh “dhëmbë e dhëmballë” të gjithëve, taksat, agjencitë financiare, e dhjetra e dhjetra njerëz.

E përse e rrezikoka paqen sociale ? Mbase, por nuk shoh ta rrezikojë paqen sociale kur ai që ka vetëm një biçikletë të vjetër sheh ata që kanë vetura e banesa superlluksoze, dhe përsëri nuk bën zë!

Unë di diçka. Ndofta gabimisht, ndofta antiligjërisht, ndofta një dorë e fshehtë i nxorri këto.

E pastaj?

Aty ka transparencë. Pa dashje sigurisht!

Qytetarët nuk vuajnë se të ardhurat e disa grupeve sociale dalin në dritë. Populli vuan nga që nuk di asgjë se çfarë bëhet me taksat e tij që përdoren si rroga në shtet. Ai që punon dhe sipas ligjit merr, hallall i qoftë! Të paguajë taksat si qytetar i mirë! Por, këtu ka disa kufinj që aty fillon maskaralliku.

Le të dalë maskaralliku në shesh! Parimet e gazetarisë investigative janë që nëse e vërteta është më e rëndësishme sesa ruajtja e ndonjë neni ligji, që ka se kush e ruan, kjo e vërtetë të dalë qartë në pah!

Disa paskan të drejtë t’i shohin, kurse nuk ka bir nëne që kërkon llogari për harxhimin e parasë publike në disa ins titucione publike, dhe nuk ja jep njeri!

Pse nuk bërtet kush: Spakuuuuu, skandal, këta fshehin mënyrën si harxhohet paraja publike!

Hiç o fare, është bërë paraja publike si deti që u bë kos! E harxhojnë minjtë dhe panterat si ua do qejfi!

Të shohi mileti se a ka punonjës publikë të lartë që në konflikt interesi kanë të punësuar veten, fëmijë, apo bashkëshortet në sipërmarrje private duke qenë në konflikt interesi?

Të shohi mileti nëse gazetarë, opinionistë, lidera opinionesh etj., janë të punësuar në poste në administratën publike ose në privatë, nëse janë në konflikt interesi, dhe të dali kjo?

Të shohi mileti se çfarë rrogash, dietash, përfitimesh për telefona, pagesa të tjera të ligjshme dhe të jashtëligjshme marrin deputetë, nëpunës shumë të lartë!

Cfarë të keqe ka?

Ndonjë ligj mbase është shkelur, ta ruajë ai që i takon, kurse shoqëria përfiton nga e vërteta!

Përse bërtisni! Kush ka turp se dalin të ardhurat! Me punë ai që i ka t’i gëzojë! Kush i ka me konflikt interesi në dëm të publikut, të bëhet transparenca!

Pastaj të shohë publiku se kush punon ku, për të parë sesi në shumë institucione publike situata ka ardhur në atë pikë ku janë grumbulluar me dyndje të afërm, fëmijë, bashkëshortë e bashkëshorte njërezish që kanë poste, influenca, e gjithçka.

Cfarë studimi sociologjik do të dilte të shihej se cilat shtresa shoqërore kapin buxhetin publik si rroga. Jo për të dënuar njeri, por për të parë sesi pjesa e madhe e shoqërisë është e përjashtuar nga mundësia që të bëjë karrierë në administratën publike!

Pse bërtisni?
Merreni me ngadalë!
Ju sikur kërkoni transparencë!
Tani pavarësisht ngjyrave politike bërtasim : Skandaaaaaaal!

Dakord skandal! Por na shpjegoni ku prishet paqja sociale? Ku dhe cili ligj është cënuar juridikisht? Cili kod etik!

Se dakord, ka disa që bërtasin dhe u vërsulin policinë e prokurorinë atyre që e paskan botuar! Por, unë nuk përjashtoj edhe ndokënd që bërtet skandaaaaaal, mbylliniiiii, të drejtat e personiiiiiit, por në fakt ka në mend të mbajë mbyllur kapakun e wc që kur hapet lëshon aroma të pakëndëshme, por të vërteta!

Kjo qenka një thesar për studime sociologjike. Aman kush e ka ta ruajë, ta përdorim si stok të dhënash për të kuptuar se ku jetojmë dhe se përse disa përtej ngjyrave të kundërta politike janë bythebrek me njeri tjetrin, përse bërtasin urrrrrra pas çdo fjale të një shtetari, se përse disa lehin sepse radiotelevizioni publik u paguan rroga sheikësh, pa pikë turpi, se përse disa vishen si të ishin kalamajtë e Kontikacikut dhe ca hanë bukë thatë në mëngjes, bukë me nutella lyer hollë në drekë, dhe nutella pa bukë në darkë!

Mos e zini halen e hapur me të bërtitura :

Policiaaaaaaa!
Sapakuuuuu!
Prokuroriaaaaaaa!

Me ngadalë, më qetë!

(Askush nuk ka të drejtë ta ribotojë këtë tekst pa lejen direkte të autorit! Ndryshe do të përballet me ligjin e ruajtjes të pronësisë intelektuale!)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKIMI I PAGAVE/ Zbulohet skandali me rrogat e futbollistëve të Superiores
Previous article ZBULOHET PLANI I MERKATOS/ Raiola: De Ligt te dy top klube, zëvendësuesi falas për Juventusin

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT