• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI ME PAGAT/ Reagon Qeveria: Po përgatitet denoncimi zyrtar! Dokumenti, bashkim i disa copave të ndryshme
Home
Breaking News

SKANDALI ME PAGAT/ Reagon Qeveria: Po përgatitet denoncimi zyrtar! Dokumenti, bashkim i disa copave të ndryshme

22 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar në lidhje me listën me emra tatim-paguesish ku iu bëhen publike të dhëna personale dhe pagat. Përmes një reagimi për mediat, ministria pohon se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se sipas saj është bashkim i disa copave të ndryshme.

Mes të tjerash ministria pohon se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje.

REAGIMI I MINISTRISE SE FINANCAVE
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme. Ndërkohë ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Piloti i "Formula 1" kërcënohet me vdekje pas aksidentit që shkaktoi në garën e fundit
Previous article DINAMO-SKËNDERBEU/ "Blutë" me gjashtë mungesa ndaj "Korçarëve, ja formacioni i mundshëm...

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët Aktualitet

ALARM PËR BOMBË NË DURRËS/ Rrethohet pallati në lagjen nr. 4, evakuohen banorët

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë Aktualitet

DOSJA “AKSHI”/ U arrestua pas 8 muajsh në arrati, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me masën e sigurisë

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se… Aktualitet

E RËNDË/ 35-vjeçari gjendet i pajetë pranë Urës së Vashës, kishte paralajmëruar me SMS bashkëshorten se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT