• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITJA NË MES TË DITËS/ I maskuar dhe me thikë, si autori mori paratë dhe u zhduk. Dyshime se…
Home
Breaking News

GRABITJA NË MES TË DITËS/ I maskuar dhe me thikë, si autori mori paratë dhe u zhduk. Dyshime se…

22 December, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Peshkopisë ra prej e grabitjes mëngjesin e djeshëm.

Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike, arriti të marrë shumë parash nga sportelet e bankës. Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 10.00. “Një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar”, bënë me dije burime pranë Komisariatit të Policisë Dibër.

Ngjarje ndodhi në bulevardin “Elez Isufi”, në qendër të qytetit, në pikun e lëvizjes së qytetarëve, fare pranë disa subjekteve të tjera shtetërore dhe private. Banka private nuk e ka bërë të ditur shumën e parave të grabitura dhe po hetohet ndonjë lidhje e mundshme e grabitësve me punonjësit e bankës. Grupi hetimor dhe efektivë të Policisë mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes, ku nisën hetimet për të identifikuar autorin që grabiti filialin e bankës. Hetuesit sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit që arriti të largohet shpejt nga vendi i krimit.

Një zyrtar i Policisë sqaroi se po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë tjetër me qëllim identifikimin e autorit të grabitjes. Raste të tjera grabitjesh në Lagjen e Re Burrel janë raportuar në Drejtorinë e Policisë të qarkut Dibër. Çdo prag festash rriten rastet e grabitjeve në qytetet Peshkopi, Bulqizë e Burrel. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit.

Policia: U ngritën pika kontrolli për kapjen e autorit

Policia e Dibrës sqaroi shkurtimisht ngjarjen, duke mos dhënë detaje të hollësishme. “Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë, një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NGACMONT SEKSUALISHT/ Shqiptaja i nguli 12 herë thikën italianit: Më nevojiteshin paratë
Previous article MAQEDONI E VERIUT/ Zoran Zaev largohet sot nga posti i kryeministrit, pritet të mandatohet Dimitar Kovaçevski

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT