Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçar.
Bëhet me dije se personi i arrestuar i identifikuar me inicialet A.I është kapur duket transportuar lëndë narkotike, kanabis sattiva.
Sipas informacionit të policisë janë sekuestruar 1 pako me lëndë narkotike, e paketuar gati për shitje.
“Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.”- thuhet në njoftimin e po9licisë.
Njoftim i plotë:
Transportonte një sasi me lëndë narkotike për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.
Sekuestrohet 1 pako me lëndë narkotike cannabis sativa.
Patrulla e Përgjithshme e Komisariarit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve që kishin marrë për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe shoqërimin e tij për në Komisariat.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I. (A), 43 vjeç, banues në Tiranë
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


