Një dozë e madhe përforcuese e vaksinës anticovid të Modernas ju mbron ndaj variantit të ri, Omicron. Këtë e konfirmon vetë kompania amerikane.
Moderna njofton se doza shtesë prej 50 mikrogramësh rrit ndjeshëm nivelin e antitrupave me 37 për qind. Gjithashtu të dhënat e reja sugjerojnë se një dozë me 100 mikrogram e 83 fishon mbrojtjen ndaj Omicron. Kjo krahasuar me nivelin e mbrojtjes përpara dozës përforcuese.
Presidenti Modernas tha se të dhënat janë një garanci në luftën ndaj pandemisë koronavirus. Kompania thotë se tani i takon autoritetet të shëndetit publik të vendosë nëse doza përforcuese duhet t’u jepet qytetarëve në sasi më të mëdha.


