• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBROJTI TRAFIKANTIN QË THEU DERËN/ Berisha: Nuk di nëse ka precedentë kriminalë
Home
Politikë

MBROJTI TRAFIKANTIN QË THEU DERËN/ Berisha: Nuk di nëse ka precedentë kriminalë

21 December, 2021 s.autor Politikë

Përplasjet e ditës së sotme në selinë e PD ku pati edhe thyerje të derës nga ana e mbështetësve të Berishës bënë që të ngjalleshin shumë polemika pasi Basha i përcaktoi si persona me precendetë kriminalë.

Ish kryeministri Sali Berisha e zbuloi për herë të parë në Fax News identitetin e personit që theu derën sallës brenda selisë së PD duke sqaruar se ky i fundit ishte vetëm një militant, familja e të cilit ishin të përndjekur politikë. Ndërsa shtoi se ky person kishte qenë edhe në çadrën e ngrioturt nga Lulzim Basha ndërsa ky i fundit tashmë e sulmonte.

Gazetari: Juve ju krahasojnë me një ekip futbolli që po luani shumë mirë por nuk po bëni gol. Domethënë që hyni në selinë e PD, flisni aty dhe më pas largoheni.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Kam një lutje ndaj jush. Kur mendoni komisionin e përkohshëm dua të mendoni 44 mijë demokratë që firmosën për shkarkimin e Lulzim Bashës. Unë them këtë sepse këtu jemi në një process në të cilin udhëheq anëtarësia. Komisioni i Përkohshëm nuk ka alternativë tjetër vecse të ndjekë anëtarësinë. Të jeni të bindur se anëtarësia do e cojë deri në fund cdo vendim të marrë. Ju e patë, sot Komisioni shkoi në seli. Lulzim Brava kishte mbyllur dyert. Po u mbyllte dyert 44 mijë anëtarëve të partisë. Një veprim kriminal tij.

Gazetari: Ai ju akuzon se ju mbani kriminelë me vete

Berisha: Unë kam vetëm një shoqërues, personi që theu derën është një militant i PD, sipas mediave me precedentë nga Britania e Madhe, unë këtë nuk e di. I një familje të persekutuar nga Hasi i cili ka ndenjur me netë të tëra në çadër. Më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që mund të ketë kryer por sot për sot kam arritur në përfundim se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha që po marrin peng pluralitetin politik.

Ky është krim i shëmtuar me pasojë të jashtëzakonshme mbi 2.8 milionë shqiptarë. Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të zhvendosin shënjestrën e tyre, por ju them se kriminelët më të mëdhenj janë ata që duan të marrin peng pluralizmin. Këta njerëz nuk po merren vetëm me dosjen personale se nëse Fatjon Dautajt Lulzim Basha nuk i përmendi një dosje. Unë i përmend Lulzim Bashës Toyota Yaris. Por unë nuk i them për këto. Unë u them atyre se me këtë akt po ngjiten në nivelet e krimit politik të Enver Hoxhës. Të mbushësh selinë e PD me narko-policë dhe banditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETEJA ME COVID-19/ Moderna: Një dozë e madhe shtesë mbron ndaj Omicron
Previous article "BRAVO, NON BRAVA"/ Rama ironizon Bashën e Berishën, i krahason me “Tomi-n dhe Jerry-n”

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT