• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI I PD/ Kapllanaj pa doreza: Berisha është komunist e mashtrues, ndonjëri nga ne i beson gënjeshtrat e tij
Home
Politikë

KUVENDI I PD/ Kapllanaj pa doreza: Berisha është komunist e mashtrues, ndonjëri nga ne i beson gënjeshtrat e tij

18 December, 2021 F.autor Politikë

Kreu i Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, ka treguar vizioni që kjo parti ka për të ardhmen dhe arsyet se përse duhet të ndahet nga e shkuara.

Ai ka theksuar se edhe pse nuk ka pasur asnjë post nga PD, prapë se prapë është aty në mbështetje të demokratëve dhe shqiptarëve me qëllimin për të krijuar një parti më demokratike në të ardhmen.

Ai gjithashtu nuk ka kursyer akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e quajtur “komunist dhe mashtrues”.

“Unë kam zgjedhur të jem këtu, mes demokratëve, të jem në mbështetje të kryetarit të PD, atij që votuam. Mund të isha në krahun tjetër nëse do të isha inatçor. Unë kam vendosur të garoj e në fund të çdo gare duhet të pranojmë rezultatin. S’kam pasur asnjë post në PD. Nuk kam munguar në asnjë palë zgjedhje, nuk kam munguar të jem komisioner i PD. Në 2005 ne rierdhëm në pushtet me një filozofi të re, fytyra të reja, por në fakt në krye kishim njeriun i cili në ’91 firmosi pa iu dridh dora ligjin 7501. Na mori pronat edhe njëherë. Si ish i përndjekur politik na persekutoi edhe njëherë për së dyti duke mos na dhënë asgjë. Kjo ishte ajo që na ofroi lideri historik apo lideri i cili vërtetë mundohej të hiqej ndryshe, por në fakt ishte një komunist që nuk ndryshoi asnjëherë. Ne mund të jemi partia unike në botë e djathtë e dalë post-komuniste që është drejtuar nga një ish-komunist.

Unë si individ, drejtues partie në rang lokal marr përgjegjësitë dhe i kërkoj falje të rinjve që nuk rrëzuam kultin e individit. Sot është momenti për t’u ndarë nga e shkuara. Unë kam kërkuar të garoj. Në 2007 kam kërkuar të garoj. I jam mirënjohës PD që besoi te unë, e në Mallakastër i kam dhënë mandatin PD. Kam rikandiduar në 2011 dhe i kam ridhënë një mandat të 2 PD. Në 2015 sërish s’kam kërkuar asgjë, por të garoj në Mallakastër aty ku kundërshtari politik e quante basion i kuq. Edhe aty kam fituar me shumicë. Në 2021 kam qenë kandidat për deputet. Kam qenë i 7 në listë. Është një zgjedhje që është bërë në bashkëpunim edhe me mua, të cilin e kam mirëkuptuar dhe i kam thënë që jam nga ato burra e djem që në momente të vështira unë ndihmoj sa të mundem. Unë do të punoj për PD, që ajo të vij në pushtet e që demokratët të ndihen të vlerësuar. Unë kam marrë 9300 vota zyrtare, por në fakt kam marrë mbi 13 mijë vota në qarkun e Fierit. Kjo nuk më penalizoi mua, por PD.

Nëse do të kishim votuar vetëm 9 në qarkun e Fierit do të kishim marrë 7 deputetë. Unë jam këtu e jo te foltorja, edhe pse Basha nuk më futi në listë fituese. Unë e dua PD, këtë vend, demokratët, qytetarët shqiptarë. Unë e falenderoj Bashën për gjuhën, gjithë atë vizion. Duhet të ndahemi nga urrejtja, nga fjalori i pistë”, tha Kapllanaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDERBEU-KASTRIOTI/ Të dy skuadrat kanë objektiv vetëm fitoren për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article COVID-19/ Gjykata e Apelit në SHBA rikthen në fuqi urdhrin për vaksinim të detyrueshëm

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT