• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DY FJALË TË SINQERTA PËR BASHËN”/ Flutura Açka thirrje publike Bashës: “Ndërroni lëkurë” dhe nga nesër kthehuni…
Home
Politikë

“DY FJALË TË SINQERTA PËR BASHËN”/ Flutura Açka thirrje publike Bashës: “Ndërroni lëkurë” dhe nga nesër kthehuni…

18 December, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Deputetja Flutura Açka dha mesazhin e saj në Kuvendin Kombëtar të PD, duke e nisur me kaosin e krijuara me lëvizjet e Sali Berishës dhe duke e mbyllur me një thirrje për kryedemokratin Lulzim Basha.

Açka u tregua e ashpër me Berishën, teksa u shpreh se “Ata kanë të drejtën e tyre që PD të përmirësohet, apo edhe të kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por nuk zgjodhën rrugën demokratike. Ata e sollën PD në një tranzicion të ri, që jemi të detyruar ti japim fund sot”.

Ndërkohë, në fund të fjalës së saj, deputetja iu drejtua Bashës, duke i kërkuar që të heqë klishenë e krijuar se një politikan hyn i mirë në politikë dhe del i keq, dhe të japë shembullin e kundërt.

“Në këto muaj më është dashur të përjetoj dy shembje, atë të efektit të Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, dhe shpalljen “non grata” të ish-liderit tonë historik, nga efekti i të cilit sot duket sikur jemi dy palë. Së pari, ne nuk bëmë një analizë të thellë të zgjedhjeve, pasi ngjarjet ndoqën me shpejtësi njëra-tjetrën dhe ende nuk i kemi bluar plotësisht. Në rastin e dytë, me shpalljen “non grata” të Berishës, u thirrën në skenë njerëz me një fjalor anti-demokrat. Vetëm pse kam guxuar të them të vërtetën time, që kjo parti duhet të shohë përpara, kam qenë për javë të tëra në një rrebesh fyerjesh, kërcënimesh.

Demokratët kanë një sens mahnitës komunikimi, por çështja është te një shpurë ish-ministrash, drejtorë të lartë, diplomatë, e deri te ish-deputetët e sotëm. Disa prej tyre janë ish-masovikë të kohës së Enver Hoxhës, që PD i kishte dhe i ka ende në radhët e saj. Organizimi i gjyqeve publike, me thirrje gati bolshevike, me skena që tregojnë anti-teatrot e vjetër, të kujtojnë kohë të errëta, nga të cilat kishim menduar se kishim shpëtuar.

Nxitjet ishin në kufijtë e antinjerëzores. Nuk është dëshpërim, por urrejtje. Deri ku shkon demokraci?
E kanë kthyer PD në shkretëtirë. Janë ata që qysh prej 2013, kur PD doli në opozitë, nuk bënë asnjë ditë opozitë. Disa prej tyre flirtuan edhe me pushtetin. Ata kanë të drejtën e tyre që PD të përmirësohet, apo edhe të kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por nuk zgjodhën rrugën demokratike. Ata e sollën PD në një tranzicion të ri, që jemi të detyruar ti japim fund sot. DP është shtëpi, familje, nuk përdoret vetëm për tu pasuruar, për privilegje e krekosje, e pastaj ta braktisësh. PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Kush përfshihet në privilegjet e pushtetit, duhet të japë llogari për gabimet e shkaktuara. Krijimi i Aleancës Qytetare për Demokraci do na e bëjë më të mundur hapjen kah shoqëria shqiptare, aq e nevojshme për ne.

Kam dy fjalë të sinqerta me ju z. Basha. Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe për ju. Ta bëjmë PD vërtet demokratike dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat. Të amnistojmë çdo keqkuptim të sotëm me një pjesë të rinisë sonë, që e kemi jashtë kësaj salle. E kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën dhe kjo është e kuptueshme, por nga nesër ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm te demokratët. Ata janë duke pritur tua thoni në sy dëshpërimin e tyre. Afrimi më shumë te baza nuk është qasje konservatore, por njerëzore. Ju kërkoj të ndryshoni, të gjeni një X faktor, të ndërroni lëkurë, në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë në politikë, e del i keq, jepni shembullin e kundërt. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonik ju i pari”, u shpreh deputetja Açka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHANS I PABESUESHËM/ Ish-sulmuesi i Milanit humbet me portën e boshatisur golin e sigurt (VIDEO)
Previous article KRISJE ME RONALDON/ Sulmuesi i Manchester United mund të largohet nga "Old Trafford"

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3 Aktualitet

CELULARI ME LËNDË PLASËSE NË DURRËS/ Ekspertët e RENEA-s çaktivizojnë eksplozivin në Lagjen Nr. 3

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë Aktualitet

E TRISHTË/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT