Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Tiranë, pranë zonës së njohur si “9- katëshet”, ku një i ri është përplasur me motorin e tij dhe ka mbetur pa ndjenja.
I riu rreth moshës 20-vjeçare ka mbetur i shtrirë në tokë pas tronditjes dhe plagës që ka marrë në kokë.
Një qytetar në vendngjarje shkruan pranë JOQ.al: Aksident tek 9- katëshet, tmerr! Është përplasur një çun i ri me motor dhe nuk di për gjendjen e tij tani pasi e mori një makinë dhe e çoi në spital, por deri në ato momente nuk u përmend. Ishalla shpëton.”


