Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë braktisur sot komisionin parlamentar të sigurisë.
Deputeti demokrat Flamur Noka ka garantuar se opozita do të ndërrmarë aksion politik dhe do të rrëzohet qeveria të cilën ai e quan “kriminale”
“Opozita do të ndërmarrë aksion politik për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Opozita nuk pranon që Shqipërinë ta qeverisë krimi” tha Noka.
Jashtë kryesisë së Kuvendit Luan Rama tha se ishte propozuar seancë dëgjimore lidhur me zbulimin e së vërtetës për mos fuksionimin e radarëve.
“Propozova që të përfshihet një cikël seancash dëgjimore. Të qëndroje në atë komision ishte e pavlerë. Jemi të vendosur për të zbardhur të vërtetën e mos funksionimit të kontrollit të hapësirës detare, pra të mos funksionimit të radarëve që janë fikur apo janë kontrolluar nga grupet e kriminale,” tha Luan Rama.