Momente para fillimit të Kuvendit të 18 dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha, janë shoqëruar me përgatitje edhe nga deputetët.
Deputetët janë munduar të jenë në formë sa më të mirë. Video e mëposhtme tregon këtë fakt.
Në video shihet Agron Gjekmarkaj i cili nuk arrin do të vendos në xhaketë spilenë me logon e kuvendit dhe Partisë Demokratike.
Gjekmarkaj i është afruar koleges së tij Grida Duma teksa i kërkon t’i vendos spilenë.
Duma duket se është treguar e gatshme dhe e ka ndihmuar pa humbur kohë Gjekmarkaj.


