• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRAPASKENAT/ Në polici me duar në xhepa, në gjykatë i prangosur. Çfarë ndodhi në seancën e Lefter Kokës
Home
Breaking News

PRAPASKENAT/ Në polici me duar në xhepa, në gjykatë i prangosur. Çfarë ndodhi në seancën e Lefter Kokës

17 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të martën, Lefter Koka u fut qetësisht, me duar në xhepa, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe në media u diskutua gjerësisht rreth prangave që mungonin

Dje, situata ishte ndryshe. Ndonëse zbriti nga furgoni i Policisë në tunelin e Gjykatës së Posaçme, ku do të vlerësohej masa e arrestit që ishte dhënë në mungesë ndaj tij, objektivi i kamerave dhe aparateve arriti të fokusojë prangat, edhe pse nga një distancë e largët. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, shquhej me duart e prangosura nga pas dhe punonjës Policie e orientonin që të futej brenda Gjykatës. Koka mbërriti aty në orës 11:05 dhe qëndroi në seancë për më shumë se një orë e gjysmë. Mësohet se Lefter Koka, nëpërmjet avokatëve është shprehur se ka zbatuar ligjin dhe ka mbajtur qëndrim mohues për akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërsa është shprehur vetëm me fjalët: “Jam dakord me avokatin”. Akuzat e ngritura nga SPAK-u për Kokën dhe personat e tjerë në hetim janë, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar që procedura e dhënies se koncesionit dhe lidhja e kontratës për inceneratorin e Elbasanit ka qenë në shkelje të ligjit, si dhe në kundërshtim me sugjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. “Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurave Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e siguruar nga gazeta “Panorama”.

VENDIMI I GJYKATES

Gjatë seancës, avokati mbrojtës i ish-ministrit ka kërkuar caktimin e një mase sigurie më të butë. “Dakord me avokatin” është shprehur Lefter Koka, i cili gjithashtu priste një masë sigurie më të butë se sa lënia në burg e tij. Pas 90 minutash seancë, trupa gjykuese u tërhoq dhe mori vendim për ish-ministrin Koka, duke e vlerësuar si të ligjshëm caktimin e “Arrestit me burg”, masë e kërkuar nga SPAK-u.

Objekti i seancës që u zhvillua dje ishte: “Verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojave të sigurimit për personin nën hetim Lefter Koka. Vijimi i zbatimit të masës së sigurimit ‘Arrest në burg’, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurave Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, kryer në bashkëpunim, ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’ të parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 260 të Kodit Penal, si dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’ e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim”.

Në përfundim të gjykimit zhvilluar në prani të prokurorit Klodjan Braho, të personit nën hetim Lefter Koka dhe mbrojtësve të tij, avokatëve Fatmir Braka dhe Julian Mërtiri, Gjykata, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çësh tjes dhe çmoi dhe vlerësoi në tërësi provat e marra në seancë gjyqësore nënshtruar rregullave të gjykimit dhe dëgjoi palët, në të cilën u kërkua nga Prokuroria, vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën Lefter Koka, nga avokati mbrojtës, caktimin e një mase sigurimi më të butë e nga vetë personi nën hetim, Lefter Koka, “Dakord me avokatin”, Gjykata u tërhoq në Dhomën e Këshillimit dhe si u kthye, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurave Penale caktuar ndaj personit nën hetim Lefter Haki Koka me vendimin nr. 100, datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE..."/ Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj flasin për puthjen e parë dhe humbjen e virgjërisë
Previous article KATEGORITE/ Çfarë duhet të dinë pensionistët dhe si do të bëhet shpërndarja e shpërblimeve te fundvitit

F.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë Aktualitet

"INVESTITORËT ME DOKUMENTACION PËR PRONËN"/ Rama: Prona është shitur dhe e kanë pronarë të tjerë

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat Breaking News

"AI PËR BERLIN, E UNË PËR VLORË"/ Rama ndan momentin e takimit me Kancelarin Merz gjatë samitit në Tivat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT