Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha krahason përplasjen në selinë blu me mbështetësit e Sali Berishës, me gjuhën e ashpër që Berisha përdori pas 21 Janarit.
Basha tha se Sali Berisha shkoi në seli si Tom Doshi, por ai zgjodhi të mos i përgjigjej me të njëjtën gjuhë të ashpër.
Pjesë nga debati në emisionin “Open”:
Basha: Më erdhi si Tom Doshi, por unë nuk u përgjigja si ai. Më erdhi një moment të dilja dhe të përdorja fjalorin e tij. Jo se nuk më erdhi, dhe unë njeri jam. Por ne na diferencon arsyeja, unë e mbajta veten. Pas asaj që bëri me një grup personash, ku përfshiheshin persona me precedentë penalë, do kisha dalë dhe s’do kisha lënë gjë pa thënë. Se isha unë përgjegjës për shëndetin e atyre të rinjve dhe të rejave që ishin aty. S’ishte Berisha me snajper, kishte punonjës të Gardës që janë dënuar për atë punë.
Pyetje: Berisha veproi mirë apo keq në 21 Janar?
Basha: Gjuha që Berisha përdori, ishte i papranueshëm.


