• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MËSUESI I DËNUAR PËR PEDOFILI U RIKTHYE NË MËSIM/ Kushi: Së shpejti me një ligj të ri që shmang rrezikun
Home
Politikë

MËSUESI I DËNUAR PËR PEDOFILI U RIKTHYE NË MËSIM/ Kushi: Së shpejti me një ligj të ri që shmang rrezikun

16 December, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi , në seancën e sotme plenare foli për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Referuar rastit në Berat ku mësuesi i dënuar për pedofili jepte mësim, Kushi tha se që në fillim e ka dënuar ashpër këtë ngjarje.

Gjithashtu ajo shtoi se shumë shpejt do të paraqitet një iniciativë e re ligjore që e shmang totalisht rrezikun e fëmijëve nga ngjarje të tilla.

“Për ngjarjen ku mësuesi i dënuar për pedofili në shkollën “2 Tetori” në Berat jepte mësim, shqetësimi ynë ka qenë shumë i lartë për këtë ngjarje. Unë vetë kam dënuar ashpër që në momentin e parë sepse e besoj fort që persona të tillë nuk duhet të jenë në shkolla. Personi është larguar menjëherë. Nisëm menjëherë hetim administrativ për të gjetur personat përgjegjës. Procedura për emërimin e këtij mësuesi Engjëllush Bregu ka filluar punë si mësues shumë herët duke vazhduar pa shkëputje për 23 vite punë. Pas ngjarjes së ndodhur në berat ky mësues është dënuar për vepra të turpshme, por gjykata nuk i ka hequr atij të drejtën e ushtrimit të profesionit. Ndaj drejtoria arsimore duke mos disponuar asnjë vendim gjykate ku të ndalohet një veprim i tillë e ka rikthyer mësuesin në punë pas kryerjes së dënimit. Në vitin 2017 mësuesi ka aplikuar përsëri konform akteve ligjore dhe është punësuar që nga viti 2018 me kontrata të përkohshme. I përmenda këto për të thënë që mësuesi nuk është rikthyer tani në punë. Ne sot na shqetëson cilët janë mekanizmat që ne kemi për të garantuar mbrojtjen e nxënësve. Nisur jo vetëm nga zemërimi i lartë, por nga detyrimi ynë për sigurinë e fëmijëve në shkolla pak ditë pas ngjarjes firmosa udhëzimin që ndalon punësimin e personave të dënuar për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë. Por a shmanget plotësisht rreziku me këtë udhëzim? Jam e hapur për regjistrin që ju keni propozuar dhe nëse ndihmon jam plotësisht që ta votojmë jo vetëm unë , por të gjithë ne. Së shpejti do të kemi një iniciativë e re ligjore që e shmang totalisht rrezikun është e domosdoshme që ne do ta ndërmarrim shumë shpejt me kolegun Manja dhe nuk do të tolerojmë askënd që cënon të drejtat e fëmijëve..

Nga ana e saj Erisa Xhixho tha se sistemi i rekrutimi është korruptiv, ndërsa shtoi se duhen ndërtuar mekanizma për të parandaluar raste të tilla.

“Më duhet të them se kjo nuk ishte përgjigja që prisja. më duhet ta pranoj se ne reagojmë pasi ndodhin ngjarjet. Ne marrim masa në momentin që ndodhin ngjarjet dhe nuk ndërtojmë mekanizma parandaluese edhe pse e vlerësoj deklaratën ministres. Ne duhet ta themi troç që sistemi i rekrutimit është korruptiv. Nuk është vetëm ky rasti, por kemi edhe rastin e mësuesve që u rrahën disa kohë më parë. Duhen ndërtuar mekanizma parandaluar. Vetëm një sistem korruptiv mund të prodhojë shembuj të tillë e të turpshëm. Nëse ne do të gjykonin si prindër të gjithë bashkë do ta tundim qeverinë për të shkallmuar një sistem korruptiv që rekruton mostra të tilla. Sot në këtë seancë në do të duhet t’u kërkonin ndjesë shqiptarëve”, tha Xhixho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDAJ DINAMOS ËSHTË E VËSHTIRË"/ Portieri i Vllaznisë: Nuk ndalemi më, kreun e duam në fund
Previous article VENDIMI/ Google do të pushojë të gjithë punonjësit që nuk vaksinohen

s.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT