• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TI JE BUDALLA”/ Evi Kokalari sulmon memexhiun Genc Sejko: Ku krahasoheni dot ju me mua
Home
Politikë

“TI JE BUDALLA”/ Evi Kokalari sulmon memexhiun Genc Sejko: Ku krahasoheni dot ju me mua

16 December, 2021 s.autor Politikë

Aktivistja Evi Kokalari është futur në debate në rrjetet sociale me krijuesin e memeve, Genc Sejkon, pasi ky i fundit publikoi një video të sajën kur fliste mirë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

“Ja edhe Evisi, duke masakruar njeriun e George Soros në Tiranë, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.”– shkruante Sejko ndërsa shpërndante videon.

Qarkullimi i kësaj videoje në rrjet, e ka nervozuar shumë Kokalarin, e cila e ka sulmuar me komente Sejkon, por edhe aktiviten Elona Caslli. Ajo i quan ata njerëz falsë.

“Ik or budall qe të duket vetja i zgjuar. Nuk e di pse ju kanë dhënë konservatoret mbeshtetje juve. Jeni totalisht të mbaruar, dhe ketu fus dhe Elona Casllin. Qofshi mire se me pikepamjet e mia politike, s’do mund të krahasoheni kurre. Te dy jeni FAKE.”- shkruan Kokalari.

Të dy, si Sejko dhe Caslli, i janë përgjigjur Kokalarit me komente. I pari e quan Kokalarin dyfytyrëshe.

“Unë e di që nuk jam i zgjuar. Edhe pse thonë se ‘aftësia për të kuptuar që nuk je i zgjuar është zgjuarsi në vete’.

Nuk kam pretenduar kurrë mbështetjen e askujt e as nuk kam pritur të përfitoj diçka nga aktivizmi im.

Evis! Nuk është faji i pasqyrës se reflekton dyftyrësinë tënde e aq më shumë i imi që ta vura përballë.

Sa për Elona Casllin. Evis! Sikur të jetosh dhjetë jetë, nuk do arrish të bësh dot atë që Caslli e ka bërë në një.

Suksese në detyrën e re që të është caktuar! Mjer atdheu në duart të kujt ka rënë!”– shkruan Sejko.

Ndërsa Caslli nga ana tjetër shprehet se ka të drejtë të habitet nga një qëndrim që nuk e njihte më parë, por duke iu referuar qëndrimit të Kokalarit shton se nuk mund të hidhet baltë mbi persona që nuk i ke njohur kurrë më parë.

“Evi Kokalari une kam te drejten kushtetuese te habitem nga një qëndrim që nuk e njihja më parë. Kete te drejte ma jep kushtetuta e vendit tim dhe nuk pres te ma certifikoje nje njeri qe as nuk me njeh dhe as nuk e njoh, sikunder po i njëjti individ ka të drejtën të ndryshojë mendim për kryebashkiakun, por duke e bere si refleksion publik, për sa kohë është shprehur publikisht për këtë të fundit.

Dhe ky refleksion nuk mund të vijë duke hedhur baltë dhe duke fyer persona që nuk i ka njohur kurrë. Jo zonjë! Kjo mund të jetë gjithçka veçse konservatorizëm nuk është.”- shkruan Caslli. Në një tjetër reagim në faqen e saj, Caslli e fton Kokalarin që të gjejë qoftë edhe një koment baltosës nga ana e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI ME TENDERAT/ GJKKO lë në burg nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës dhe drejtorin e prokurimeve
Previous article FORMULA 1/ Verstappen: Titullin e fitova në pistë, më përgëzuan edhe rivalët e Mercedes

s.autor

Postime të ngjashme

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE Politikë

35-VJETORI I PS NË TIRANË/ Rama: Misioni ynë, ngjitja e Shqipërisë 2030 në majën e BE

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT