• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HIQET TARIFA NË KALANË E BERATIT/ Rama paralajmëron pronarët: Do ndëshkoheni nëse nuk hapni krah
Home
Politikë

HIQET TARIFA NË KALANË E BERATIT/ Rama paralajmëron pronarët: Do ndëshkoheni nëse nuk hapni krah

14 December, 2021 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar pronarëve në Kalanë e Beratit të marrin bonusin për të restauruar pronën e tyre në këtë ambient për t’i hapur rrugë frekuentimit për turizëm. Rama tha se në rast se pronarët nuk bien dakord, qeveria do të ndërhyjë me masa shtrënguese administrative apo financiare.

“Kalaja do të jetë prioritet sepse rijetëzimi i saj do të jetë t’i shtosh Beratit një tjetër motor ekonomik. Ndoshta problemet e pronësisë janë të mprehta, por unë do iu thoja se për sa kohë ziheni se kush do marrë njërën dhomë dhe dhomat rrinë të dyja mbyllur, më mirë bini dakord që të merrni bonussin.

Ne do të ndërhyjmë si bëjnë vendet e tjera me masa shtrënguese për rastet kur godina të rëndësisë së veçanta vihen në rrezik nga sherret e bashkëpronarëve dhe kërcënojnë shkatërrimin e saj.

Bëhet fjalë për masa administrative apo financiare. Si fillim mendojmë të stimulojmë bashkëpunimin mes familjeve për të vënë në jetë godinat dhe pastaj të shohim si do funksionojë ky projekt. Sot është koha për ta vënë në lëvizje. Më vjen mirë sepse këtu në Berat e kemi prezantuar si ide dhe zotim. Vijmë ta konfirmojmë që zotimi është i mbajtur dhe na duhet bashkëpunimi me investitorët. Nuk ka nevojë të shpikim. Modelet i kemi”, tha Rama.

Ndërsa ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se do të hiqet tarifa për të hyrë në kala dhe vizitorët nuk do duhen të paguajnë asnjë qindarkë.

“Do ta heqim tarifën për të hyrë në kala. Është një tarifë që ka ngelur si formë zakoni. Ne tashmë po japim grante me këtë projekt që paraqiti ministrja. Nuk ka më sens që banorët në kala apo fisi i tyre të paguajnë tarifë. Dhe një gjë tjetër për kala si kjo e Beratit”, tha ministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË MAMINAS/ Makina PËRPLASET me karrocën, plagoset drejtuesi i saj
Previous article KOKAINË BRENDA ÇOKOLLATËS/ Si e pësoi i riu shqiptar kur policia...

F.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT