• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUBAI “STREHË” PËR BOSËT E KRIMIT/ Çuçi paralajmëron marrëveshje mes dy vendeve (DETAJET)
Home
Politikë

DUBAI “STREHË” PËR BOSËT E KRIMIT/ Çuçi paralajmëron marrëveshje mes dy vendeve (DETAJET)

13 December, 2021 F.autor Politikë

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë gati marrëveshjen për luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit, por edhe për shkëmbim njohurish dhe modernizim të teknologjisë në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në kryeqytetin, Abu Dhabi, ai u takua me homologun e tij, sheikun Saif bin Zayed Al Nahyan. Çuçi shprehet se marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve është gati për t’u nënshkruar.

“Një bisedë e ngrohtë dhe miqësore me Shkëlqesinë e Tij Sheik Saif bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilin diskutuam për çështje të përbashkëta të sigurisë dhe të raporteve mes dy vendeve tona. Ndajmë sfida të përbashkëta, por edhe mundësi për të ardhmen. Jemi gati për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe, për më shumë mundësi dhe efektivitet në luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër terrorizmit, por edhe për shkëmbim njohurish dhe modernizim të teknologjisë në Policinë e Shtetit”, thotë ministri Çuçi.

Sipas tij bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë ka impakt edhe në zhvillimin e ekonomisë. Ministri Çuçi përmend gjithashtu liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Bashkëpunimi ynë në këto fusha sjell impakt pozitiv edhe në drejtim të ekonomisë, për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit. Në funksion të këtij sektori me interes të dyanshëm teksa kemi bërë tashmë një hap cilësor me fluturimet e linjave ajrore direkte, u dakordësuam edhe për lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve drejt Emirateve të Bashkuara Arabe”, shprehet ministri Çuçi.

Sjellim në vëmendje që Dubai eshte nje strehe e preferuar për bosët e krimit shqiptar që arratisen nga vendi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET TIRANA/ Vritet me armë zjarri 29-vjeçari. I riu u qëllua pas një sherri në market, dyshohet se...
Previous article MERKATO E JANARIT/ Manchester United gjen në Francë zëvendësuesin e Paul Pogbas, ja emri...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT