Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për situatën e vështirë që SHBA po përballet pasi është goditur nga dhjetëra tornado duke lënë pas qindra viktima. Xhaçka shkruan se është e tronditur nga kjo situatë dhe se zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme.
“E tronditur nga humbja tragjike e jetës në Midwest #SHBA . Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme”- shkruan ajo.



