• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS PËRFUNDIMIT TË PROÇESIT TË VOTIMIT/ Berisha: Sot u zhvillua ndeshja më madhështore, ishte triumf magjik
Home
Politikë

PAS PËRFUNDIMIT TË PROÇESIT TË VOTIMIT/ Berisha: Sot u zhvillua ndeshja më madhështore, ishte triumf magjik

11 December, 2021 Delo.autor Politikë

Pas përfundimit të procesit të votimit, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat duke dalë nga stadiumi “Air Albania”.

Berisha e cilësoi ngjarjen e sotme si të më veçantën dhe si ditë të rithemelimit të PD-së.

“Dua të përshëndes demokratët kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje, më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve, në kuptimin që ky kuvend ishte vepër të anëtarëve të lirë të PD-së. I pari i këtij lloji.

Është triumfi më magjik i të gjithë triumfeve tjera. Sot, në 8 orë, pa pushim, mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rithemelimit të PD-së si forcë vigane opozitare. Në këtë moment historik, të një revolucioni paqësor që ka misionin e madh të përmbysjes së narkoshtetit, të rivendosjes së drejtës shqiptare të votës së lirë, pa patronazhistë dhe pa opozitë kukull.

Mirënjohje të madhe ndaj të gjithë atyre që mbushën Foltoret prej dy muajsh dhe erdhën sot këtu si arkitektë të një ardhme krejtësisht tjetër për PD-në, Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ky është Kuvendi i parë që zhvillohet në ambientet e një stadiumi, unë nuk mund të iki pa i çuar përshëndetje të përzemërta për ekipin kombëtar dhe tifozët kuqezi, të cilët i dua shumë sepse janë atdhetarë të vërtetë . I them që sot në stadiumin e tyre të dashur u zhvillua ndeshja më madhështore midis lirisë dhe të shkuarës. Takimi më madhështor mes lirisë dhe të ardhmes. Rroftë liria”-deklaroi Berisha.

Më tej Berisha tha se do shkojë në selinë e PD-së edhe pse është rrethuar sipas tij nga policia. Madje ai bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga çdo përpjekje për të garantuar mbijetesën e Bashës.

“Peng Basha nuk do të doja të flisja fare për të sot. I rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës. Selia është vetëm një, e demokratëve. Do shkojmë absolutisht në momentin më të parë që do të vendoset. Nuk është seli e pengjeve. Nuk është seli e rrethuar me blindat dhe bandat e Edi Ramës. I them Ramës hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për të garantuar mbijetesë pengut tënd. Hoqe apo nuk hoqe dorë revolucionin nuk e ndal”-deklaroi Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NGA TORNADOT NË SHBA/ Xhaçka: Lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi
Previous article COVID-19/ Ekspertët: Dy doza të vaksinës të pamjaftueshme kundër variantit Omicron, doza e tretë siguron 75% mbrojtje

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT