Në një lidhje me News 24, gazetari Osman Stafa bën me dije se eshte votuar shkarkimi i kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se ky Kuvend do të mblidhet edhe me 22 mars ku do të zgjidhen kryetarët e rinj të institucioneve të reja të partisë.
Kjo mbledhje vjen në një moment kur ish-kryeministri Sali Berisha që prej orës 10:00 po mban në stadiumin “Air Albania” Kuvendin e PD-së ku ka nisur procesi i votimit per shkarkimin e Lulzim Bashes.
Në nje mesazh drejtuar demokratëve në ditëlindjen e 31 të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se kulti i individit s’mund të ngrihet më në asnjë formë dhe se të gjithë jemi udhëheqës që frymëzojnë udhëheqës.


