• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI/ Evi Kokalari: Ju garantoj se Berisha shumë shpejt do të bëhet kryeministër, do fusë vendin në BE
Home
Politikë

KUVENDI/ Evi Kokalari: Ju garantoj se Berisha shumë shpejt do të bëhet kryeministër, do fusë vendin në BE

11 December, 2021 F.autor Politikë

Emigrantja Evi Kokalari shprehu besimin se Sali Berisha do të jetë kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve që do të integrojë vendin në Bashkimin Europian dhe do e bëjë Shqipërinë si Amerika.

Gjatë fjalës së mbajtur nga Kuvendi i PD-së që po zhvillohet në “Air Albania”, ajo tha se sot është fillimi i PD-së konservatore.

“Falenderoj të gjithë demokratët që firmosën dhe erdhën këtu për të shkarkuar Lulzim Bashën. Basha e pati vetëvrasjen politike më 9 shtator kur vendosi të nxjerrë zotin Berisha nga grupi parlamentar. Unë ju garantoj që zoti Berisha i cili do jetë kryeministri i ardhshëm që do ta fusë Shqipërinë në komunitetin evropian. Dua t’ju them që unë nuk e dua Shqipërinë si Evropa, por e dua si Amerika. SHBA është aleatja jonë më e mirë dhe nuk flas për aleatët që i kanë dalë në krah Bashës dhe elementëve të George Soros”, u shpreh.

Kokalari tha se sot është ndryshuar metoda se si PD do votojë me të drejtën e votës dhe të zgjedhjes së kryetarit. “Që këtej e tutje do kemi meritokraci në PD”, u shpreh.

Kokalari falenderoi Berishën për forcën dhe energjinë që solli në parti dhe për faktin që sipas saj, e mbajti fjalën për ta shndërruar PD-në në një parti konservatore.

Kokalari ishte ndër 29 emrat që u miratuan nga Kuvendi i sotëm si pjesë e komisionit që sipas statutit të ri të PD-së (të miratuar më herët nga Kuvendi), do të drejtojë në mënyrë të përkohshme partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Ancelotti: Shpresoj të kem fatin e Simeone edhe unë
Previous article KUVENDI I BERISHËS/ Rama citon filozofin rumun: Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që...

F.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT