• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT RAKIP ROLI/ Merren në pyetje 17 persona. Analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BIZNESMENIT RAKIP ROLI/ Merren në pyetje 17 persona. Analizohen kamerat e sigurisë së bizneseve

11 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e bizesmenit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot, një ditë më parë në Sanxhak të Kurbinit. Përgjatë 24 orëve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 17 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth ngjarjes dhe pasi kanë dhënë dëshminë e tyre janë lënë sërish të lirë.

Ndërsa dy personat e dyshuar si autor të ngjarjes Skënder Lika dhe djali i tij, nuk janë gjetur në banesë dhe po vijojnë kërkimet për ndalimin e tyre. Në vendin ku ka ndodhur krimi mungojnë kamerat e sigurisë dhe po analizohen vetëm pamjet filmime të biznesve përgjatë rrugës së vjetër Laç-Mamurrras për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.

24 orë pas krimit ekspertët e kriminalistikës kanë arritur deri diku që të ndërtojnë skenën e ekzekutimit të biznesmenit Rakip Roli. Sipas të dhënave atentatoret kanë qëndruar në anë të rrugës pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit dhe sapo automjeti i viktimës është afruar kanë qëlluar në drejtim të tij.

55-vjeçari duket se i ka parë atentatoret dhe ka tentuarit që të largohet, duke i dhënë gaz automjetit luksoz tip ‘Audi Q7’, por vrasësit e kanë ndjekur duke qëlluar me breshëri në drejtim të tij. Pasi janë bindur se objektivi i tyre ka ndërruar jetë ata kanë qëlluar dhe njëherë tjetër në ajer dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë nga vendi i ngjarjes.

Hetimet në lidhje me atentatin, janë përqëndruar tek konfliktet e biznesmenit të materialeve të ndërtimit Rakip Roli dhe djemeve të tij. Problemet që ata kanë patur po kalojnë në sitë nga hetuesit me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi Kurbinin paraditen e së premtes. Djemtë e viktimës, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, është ekzekutuar mëngjesin e djeshëm në Laç me breshëri kallashnikovi. Report Tv mëson se biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë luksoze tip ‘Audi Q7’ në momentin që është qëlluar për vdekje. 7 plumba thuhet se e kanë kapur në trup 55-vjeçarin ndërsa në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se makina është e larë në gjak dhe shoshë nga plumbat.

Dinamika e vrasjes
Rakip Roli u qëllua me breshëri kallashnikovi sapo doli me makinë nga banesa e tij. Report Tv mëson se automjeti me të cilin udhëtonte viktima, ka lëvizur për të paktën 500 metra nga vendi ku është qëlluar duke goditur nga pas një makinë tjetër tip ‘Audi’ ku më pas përfundoi në kanal. Biznesmeni është qëlluar nga krahu i pasagjerit me breshëri duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Kush ishte Rakip Roli
Raportohet se Roli ishte biznesmen materialesh ndërtimi. Rakip Roli, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Pista e hetimit
Hetimet janë përqendruar në konfliktet që mund të kenë pasur dy djemtë e biznesmenit Rakip Roli. Emiljano dhe Isuf Roli mësohet se janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Kush është autori i dyshuar
Skënder Likaj, autori i dyshuar së bashku me djalin e tij, i krimit sot në fshatin Sanxhak në Laç, ka një lidhje shumë të ngushtë me personazhe të njohur të krimit në zonë. Ai është është xhaxhai i Ilir Likaj Xhepajt, i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu Skënder Likaj është dhe vëllai i Myslim Likes i plagosur në Mamurras.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 31 VJETORI I THEMELIMIT TË PD/ Basha: Një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë partinë për interesat e tyre
Previous article KUVENDI/ Edhe Agustin Kola në “Air Albania”: Jam për Berishën, kë të mbështes, ata komunistët?

s.autor

Postime të ngjashme

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT