• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNË NË FAMILJE DHE TË DEHUR NË TIMON/ 3 të arrestuar në Elbasan, dy të tjerë…
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNË NË FAMILJE DHE TË DEHUR NË TIMON/ 3 të arrestuar në Elbasan, dy të tjerë…

11 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 39-vjeçari me inicialet A.S., është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga motrës së tij.

Ndërsa 40-vjeçari G.J., ka rënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të ëmën. Sakaq, një 54-vjeçar është prangosur nga ‘Rrugorja’ e qytetit pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Dy persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A.S., 39 vjeç, banues në Gramsh, , pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cerrik arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. J., 40 vjeç, banues në Cerrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi T. T., 54vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit:

-F. D., 53 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, -R.M., 58 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Reshje të dendura shiu në Gjirokastër, përroi i Çullos del nga shtrati
Previous article NGA PLAGOSJA TE HETIMET PËR DROGË/ Zbardhet e shkuara e biznesmenit të vrarë. Rakip Roli pas burgut u mor me…

s.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT